Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar pas lajmit të publikuar nga televizioni, i cili është i financuar me paratë e inceneratorëve, Top Channel. Zëdhënësja bën me dije se ky është një trillim dhe se z.Berisha nuk disponon asnjë pasuri të paluajtshme në gjirin e Lalzit apo askund tjetër përveç apartamentit të tij në Tiranë!
Deklarata e zëdhënëses së PD
Top Channel ose sic njihet ndryshe Top Inceneratori për shkak të miliona eurove financime që Zoto dhe Mërtiri i kanë bërë kësaj mediaje dhe pronares së saj, nën diktatin e Ramës dhe mafies së plehrave, disinformon opinionin duke njoftuar sekuestrimin e një vile të ish kryeministrit Berisha në gjirin e Lalzit.
Bëjmë me dije se ky është një trillim dhe se z.Berisha nuk disponon asnjë pasuri të paluajtshme në gjirin e Lalzit apo askund tjetër përveç apartamentit të tij në Tiranë!
Lajmi përbën një shpifje amorale qëllimi i të cilës është mashtrimi i opinionit publik për llogari të Ramës dhe ortakëve mafiozë të pronares së kësaj mediaje!