Operacioni Ushtarak Special dhe Operacioni Danub: Analogji dhe diferenca

Natën midis 20 dhe 21 gushtit të vitit 1968 fillonte “Operacioni Danub”. Trupat sovjetike, bullgare, polake dhe hungareze të Traktatit të Varshavës, gjysmë milioni njerëz, kalonin kufijtë e Çekosllovakisë dhe pushtonin vendin. Operacioni i jepte fund Pranverës së Pragës dhe tentativës së Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste Çekosllovake Alexander Dubček për të ndërtuar një “socializëm me fytyrë njeriu”. Më 24 shkurt të vitit 2022 Federata Ruse pushtonte Ukrainën me 200000 njerëz duke filluar “Operacionin Ushtarak Special”. Në këtë artikull analizohen analogji dhe diferenca në profilin politik dhe ushtarak midis dy operacioneve me objektivin e kuptimit sesa kanë peshuar mbi rezultatin final.

Analogji

Analogjitë nga pikëpamja politike mund të sintetizohen nga largimi i bërë prej Moskës si nga lidershipi çekosllovak, ashtu edhe ai i Ukrainës në periudhën përpara të dy konflikteve. Në vitin 1968 Alexander Dubček kishte filluar të largonte kufizimet ndaj lirisë së shtypit dhe të lëvizjes duke vënë dorë në një projekt federate të vendit në tre republika, që vetëm pas rënies së Murit të Berlinit do të shpalosej nga ndarjen paqësore midis Sllovakisë dhe Republikës Çeke. Shkëputja e ortodoksisë sovjetike e kishte alarmuar Kremlinin që qysh nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit të vitit 1968 kishte filluar të përgatiste planet e pushtimit, që e shtyrë nga një maji dhe më pas në qershor, u përfundua, siç u tha, në gusht. Në mënyrë të ngjashme, pas shpalljes së pavarësisë të vitit 1991, Ukraina ka filluar një proces shkëputjeje nga Rusia dhe afrimi me Perëndimin, jo e privuar nga rimendime dhe prapaktheu. Nga viti 2007 e më pas, politika ruse është bërë gjithnjë e më e fortë, duke arritue në pushtimin dhe aneksimin pasues të Krimesë në vitin 2014 dhe në mbështetjen e lëvizjeve separatiste në Donbas. Në diskutimin e tij për kombin me rastin e pushtimit, presidenti Putin veç të tjerash ka theksuar se Ukraina është një krijesë e Leninit dhe jo një entitet kombëtar autonom, duke mohuar kështu mundësinë për Kievin që të zgjedhë një të ardhme alternative me Moskën.

Edhe në profilin ushtarak ekzistojnë analogji të konsiderueshme midis dy operacioneve. Pushtimi i Çekosllovakisë ishte konceptuar si një operacion policie, ashtu siç ai i Ukrainës ishte përcaktuar si një operacion ushtarak special. Në të dyja rastet gjendemi përpara një ndërhyrjeje në një territor që Moska e konsideron si në disponueshmërinë e saj, duke mos ja njohur sovranitetin e shtetit të sulmuar dhe, për pasojë, duke mos i konsideruar luftëra. Përpara fillimit të Operacionit Danub, trupat e Traktatit të Varshavës qenë grumbulluar për manovra ushtarake në Gjermani, pas asnjë dijeni të asaj që do të ndodhte. Me t’u marrë urdhëri oficerët hapn zarfet që përmbanin urdhërat, deri në ato momente të sekretuara, dhe zbuluan se çfarë thuhej për to. Pushtimi filloi me marrjen e aeroportit të Pragës dhe, për pasojë, me dy shtytjet ofensive të forcave tokësore, njëra e ardhur nga Saksonia dhe tjetra pikërisht nga Ukraina, në ato kohë njëra prej republikave sovjetike. Mjetet ushtarake e Traktatit të Varshavës njiheshin prej dy rripave të bardhë në formë kryqi të vendosura mbi mjetet për t’i dalluar nga ato të ngjashmet e ushtrisë çekosllovake.

Në rastin ukranias trupat ruse qenë grumbulluar për manovra ushtarake në Bjellorusi dhe në rajonet ruse ngjitur me kufirin ukrainas. Dëshmitë e mëpasme të shumë ushtarëve rusë kanë konfirmuar se nuk e dinin se do të duhej të ndërhynin në Ukrainë. Me marrjen e urdhërit kanë penetruar nga veriu, nëpërmjet Bjellorusisë, nga jugu nëpërmjet Krimesë dhe nga lindja nëpërmjet Luhanskut, me mjete ruse të dalluara nga germa “Z”. Ndërkohë trupat ruse kërkonin të pushtonin aeroportin e Kievit, duke kompletuar operacionin vetëm të nesërmen, në tentativën për hapjen e rrugës drejt kryeqytetit. Nuk është për t’u habitur nëse të dy operacionet duken shumë të ngjashëm pasi që doktrina ushtarake ruse parashikon pikërisht një stërvitje specifike për operacione të thjeshta që më pas duhet të kombinohen për të arritur rezultate komplekse, duke bërë që ndërhyrjet në teatrat operative të përsëriten në mënyrë të ngjashme.

Diferenca

Nëse shumë janë analogjitë, nuk mund të mos vërehen diferencat. Politikisht në Çekosllovaki ekzistonte një krah i Partisë Komuniste që mbështeste Moskën, në rastin ukrainas, pavarësisht proklamimeve të Putinit për ta përmbysur regjimin, presidenti Zelensky jo vetëm që e ka mbajtur pushtetin, por e ka rritur mbështetjen popullore. Ushtarakisht, në rastin çekosllovak, forcat në terren përfshinin ushtri të ndryshme të Traktatit të Varshavës, ndërsa në rastin ukrainas CSTO nuk është përfshirë: përkrah ushtarakëve rusë qenë në fakt mercenarët e Grupit Wagner, njësi të Rosguardias, të policisë dhe të reaprteve të ndërhyrjes speciale. Kurse në Operacionin Danub qenë rreshtuar në fakt 500000 ushtarë për të pushtuar një vend prej 140000 kilometrash katrore dhe 15.6 milion banorë, më shumë se dyfishi i atyre që nuk janë përdorur në operacionin ushtarak special për të pushtuar një vend 4 herë më të madh dhe me një popullsi më shumë se trefishi. Një nënvlerësim i madh i forcave të saj nga ana e Rusisë, që është rigjetur me forca të pamjaftueshme për t’i arritur objektivat e saj që janë rishikuar shumë herë. Përveç sezonit, dimër në vend të verës, i ka shtuar më tej vështirësitë për rusët në fushën e betejës. Por të dy diferencat kryesore mund të gejden në mbështetjen për qeverinë dhe në përgjigjen ushtarake. Në Çekosllovaki rezistenza popullore qe e kufizuar dhe u shua në harkun e pak javëve, ndërsa në Ukrainë është rritur me kalimin e kohës, duke përfshirë edhe një pjesë të popullsisë rusishtfolëse. Në vitin 1968 ushtria çekosllovake ishte e stërvitur për të përballuar një kërcënim që vinte nga NATO dhe jo nga Traktati i Varshavës, në vitin 2022 forcat e armatosura ukrainase qenë në fakt të vetëdijshme se kërcënimi kryesor do të vinte nga Rusia. Së fundi, nuk mund të harrohet se përpara rënies së Murit të Berlinit blloqet qenë mirë të ndara dhe as NATO, as edhe një vend perëndimor kishte ndërhyrë në mbështetje të Çekosllovakisë, ndryshe, mbështetja për Kievin nga ana e partnerëve perëndimorë ka qenë masive dhe konsistente qysh nga fillimi, duke sinjalizuar vullnetin e qartë të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve europianë në mbështetjen e Ukrainës.

Konkluzione

Nga sa u ekspozua rezultojnë të qarta analogjitë midis motivacioneve politike dhe modaliteteve ushtarake të ndërhyrjes në të dyja rastet e analizuara. Kurse rezultatet e arritura kanë qenë krejtësisht të ndryshme: përballë një suksesi të shpejtë në operacionin e vitit 1968, ai i vitit 2022 është rishikuar shumë herë në objektiva dhe, pas 18 muajsh luftë, jo vetëm që nuk ka mbaruar akoma, por vazhdon të jetë i paqartë në rezultatin final. Strategjikisht për Moskën është një humbje e dhimbshme, duke parë që ka çuar në hyrjen e Finlandës e Suedisë në NATO dhe rritur varësinë ekonomike të Rusisë nga Kina. pra mund të afirmohet se diferencat kanë ndikuar në rezultatin final shumë më tepër se analogjitë.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Kënaqësia e treshes

“Nuk kemi qëllim t’i ndalojmë gjërat treshe”. Kështu në dhjetorin e 2020 ministrja e atëhershme …

Leave a Reply