Gjykata vendim politik me urdhër për të mbajtur në burg Malltezin pa asnjë provë

Gjykata politike e Edi Ramës vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bekteshin. Gjykata e Posaçme pranoi kështu vendimin skandaloz të SPAK, duke e lënë Malltezin në qeli.

Vendimi vjen edhe pse në dosjen për Malltezin, nuk ka asnjë provë dhe fakt për të provuar akuzat. Ndërkohë, avokatët e zotit Malltezi thanë se nuk ka asnjë vepër penale.

Vetë Malltezi thotë se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe se këto janë akuza të montuara politike.

Edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi u la në fuqi masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit.

Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas për 2 orë, për shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Avokati: Po cenohet parimi i sigurisë juridike

Avokati i Malltezit tha se ai po akuzohet për një marrëveshje civile me një familje të vjetër tiranase. Pas seancës, ai theksoi se po cenohet parimi i barazisë juridike.

“Personat nën hetim janë përballë një marrëdhënie civile të pastër, nuk mund të aludohet që me anë të ligjeve apo VKM-ve që janë kundërshtuar të pretendohet kryerja e veprave penale.

Qëndrimi jonë në raport me akuzat është një qëndrim mohues. Këtë e them me bindje pasi kemi parë aq sa mundëm fashikujt në gjykatë. Të akuzosh një familje të vjetër tiranase që është familja Begeja që ka lidhur një kontratë me një familje tjetër tiranase, është shumë e guximshme. Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët dhe në këtë vend po cenohet parimi i sigurisë juridike”, theksoi ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply