Berisha: SPAK fshehu fabrikoi prova ndaj meje me urdhër të Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha dha këtë një sërë argumentesh që faktojnë se akuzat e ngritura për të në çështjen “Partizani” janë të fabrikuara me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se, dosja e SPAK është “një kosh me gënjeshtra, shpifje të ulëta, manipulime dhe trillime monstruoze, të cilat faktojnë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, këtij të fundit për fajin e vetëm se është dhëndri im”.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deklaroi se në dosje nuk jepet as dhe një provë, fakt apo dokument të vetëm se në procedurat e privatizimit të klubit Partizani është shkelur ndonjë ligj, normë apo praktikë ligjore e këtij vendi.

Berisha shtoi se nuk është gjetur asnjë provë se toka e kthyer 64 pronarëve të pesë familjeve të Tiranës, njëri prej tyre është Abi Malltezi, nuk ka qenë trashëgimi e tyre në breza, përveç pishinës, e cila, siç tha, ka qenë pjesë e klubit të Partizanit dhe ka qenë detyrim ligjor për t’u privatizuar dhe copëzat përreth të pronës, që detyron çdo pronar t’i blejë me çmim tregu.

“Në hetimin e tyre policesk 3-vjeçar, Edvini dhe larot e tij skapistë, në dhjetëra e dhjetëra dëshmi të ish-punonjësve publikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë, nuk kanë gjetur edhe pas 15 vitesh të përfundimit të saj, qoftë dhe një person të vetëm që të pohojë se kemi pasur ndërhyrjen më të vogël nga Sali Berisha apo Jamarbër Malltezi për këtë vendimmarrje. Ndjesë se harrova, në dacibaon e tyre, Edvini dhe skapistët e tij, kanë sjellë një dëshmi për Malltezin atë të një personi që thotë se më ofruan një apartament, por nuk mbaj mend se kush ma ofroi”, deklaroi Berisha.

Berisha theksoi se klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo propozim të tij, nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura. “Ai, bazuar në dokumente zyrtare të firmosura nga komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosur, ky klub nuk ishte në listën e planit të hapjes së ushtrisë”, tha ai.

Një tjetër argument që solli është fakti se procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano. “Mirëpo Edi Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumente dhe këtë fakt”, theksoi ai.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply