Ukrainë, hipokrizitë e Perëndimit

Aferat në këmbim me dy sytë mbyllur mbi gjithçka tjetër: ja shkaku i besueshmërisë së pakët perëndimore, që faktikisht nuk e gjen një prej të paktën 30 vjetësh.

Italia do të furnizojë armë për herë të parë një vendi në konflikt, duke tejkaluar me një dekret ad hoc ligjin e 1990 që e ndalon dhe duke u rreshtuar kështu me 19 nga 27 vendet anëtare të Bashkimi Europian që kanë vendosur të dërgojnë ndihma ushtarake Ukrainës së pushtuar nga Rusia. Edhe Bashkimi Europian do të përdorë për herë të parë bilancin e tij për të blerë dhe dorëzuar materialin luftarak e pajime ushtarake në në vend jashtë nga Bashkimi Europian: 500 milion euro për ushtrinë ukrainase dhe 500 milion për ndihma humanitare.

Pandemia më parë dhe lufta më pas kanë provokuar të famshmet “javë në të cilat ndodhin dekada”, duke e shtyrë Europën të bëjë atë që për dekada nuk e ka bërë: emetimin e borxhit të përbashkët me Next Generation EU dhe shpenzime bilanci për të mbështetur rezistencën ukrainase. Prishet një tabù edhe për Gjermaninë (dhe Suedia që braktis neutralitetin) që për herë të parë parë nga Lufta e Dytë Botërore i dërgon armë një vendi në luftë, duke braktisur politikën e çarmatimit që gjithmonë ka ndaluar eksportin e armëve në zona konflikti.

Por ndryshe nga Gjermania, që nëpërmjet ministrit të Mbrojtjes së saj ka bërë publike listën e armëve të dërguara (1000 raketa antitanke portabël dhe 500 raketa tokë – ajër Stinger), qeveria italiane ka konsideruar ta sekretojë tipologjinë, koston dhe sasira të mbështetjes luftarake ndaj Ukrainës, duke lënë në errësirë si parlamentin, ashtu edhe opinionin publik. Është në dijeni vetëm Copasir, i konsideruar sekret shtetëror, dhe dihet vetëm se në ditët e fundit dy avionë ushtarakë italianë kanë dorëzuar furnizimit e para në stacionin polak të Rzeszów – Jasionka. Më pas do të jetë NATO apo dikush tjetër për të që të gjejë mënyrën e dorëzimin ushtrisë së Kievit në teatrin e luftës. Një vendim që ka provokuar irritimin e pothuajse të gjitha grupeve parlamentare përveç PD, që në komisionet e Jashtme dhe të Mbrojtjes së Dhomës i kanë kërkuar ministrit Guerini të informojë të paktën parlamentin, që duhet të luajë një funksion kontrolli mbi qeverinë dhe në Itali tashmë i degdisur në rolin e kalimit të letrave. Nuk kemi kështu një listë tipologjie të armëve të dërguara, nuk kemi mundësinë t’i gjykojmë nga analistët dhe nga ekspertët ushtarakë, nuk ia njohim kostot që u janë shpenzuar kontribuesve, pavarësisht se rezoluta e qeverisë është mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare.

Italia shpenzon çdo vit për mbrojtjen e saj ushtarake 30.4 miliard, në vitet e fundit shumë aleatë europianë nuk i kanë plotësuar kërkesat e NATO, që i kërkonte anëtarëve të saj të shpenzonin 2% të PBB. Ndërkohë, Europa politike, por edhe me mbrojtje të përbashkët, nuk ka lindur kurrë, një çikë prej paaftësisë politike, por edhe për të mos i ardhur keq NATO, që mbi 30 vite nga fundi i Traktatit të Varshavës duket e dobishme si një mbeturinë arkeologjike.

Ndoshta është implementuar në këto vite një mbrojtje e përbashkët europiane, ashtu si një politikë e përbashkët ndarjeje dhe mikpritjeje e emigrantëve, do të mund të shmangej dërgimi i armëve nga ana e vendeve të veçanta dhe të fitonin autonomi të bërë respektivisht NATO dhe SHBA, të interesuara, por larg nga konflikti luftarak.

Përveç parlamentit, nganjëherë edhe informacioni duket i ngrirë. Që qeveria italiane gjendet në marzhet e traktativave diplomatike dhe të tentativave të ndërmjetësimit në zhvillim është demonstruar nga faktet, por nuk mund të thuhet. Ose më mirë, heshtet nga organet kryesore të informacionit. Vetëm dje, presidenti i Kinës Xi Jinping ka folur në videokonferencë me Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, mjaft aktivë gjatë këtyre ditëve. Janë të vetmit që kanë kanale të hapura komunikimi kontante me Putinin (sidomos Macron) dhe kanë takuar shumë herë kryeministrin Bennett, i vetmi që ka fluturar në Moskë gjatë këtyre orëve. Duket se jemi kthyer tek Europa e vjetër e ndarë më dysh, siç e demonstron darka e 28 shkurtit në Elize midis Macron, Scholz dhe Vor der Leyen, me Pallatin Chigi që ngutej të shpërndante një notë ku flitej për “motive teknike” që e kishin hedhur në erë çastin e fundit lidhjen, për të fshehur ftesën e munguar. Më 7 mars edhe Biden ka organizuar një videothirrje me Johnson, Scholz dhe Macron: Italia munguese dhe telefonatë e mëpasme Draghi – Scholz. E gjitha kjo pas gafës më pas të sqaruar me presidentin ukrainas e lënë në pritje telefonike nga Pallati Chigi. Qysh atëhere, Italia e ka humbur gjithnjë e më shumë centralitetin dhe për momentin është jashtë çdo loje që vlen në nivel diplomatik.

Nga ana tjetër, qeveria italiane ka qenë shumë e matur në ditët e para të konfliktit lidhur me sanksionet, për shkak të 40% të importeve të gazit që i marrim nga Rusia. Vetëm pas presioneve amerikane, kemi aderuar politikisht në vendimin pëlr bllokimin e sistemit Swift për transaksionet ndërkombëtare, vetëm për disa banka ruse dhe duke ruajtur pagesat me të cilat kryhen furnizimet energjitike. Edhe Franca e Gjermania janë rreshtuar me Aëeancën Atlantike, por kanë hapësira manovre dhe autonomie që Italia nuk e ka.

Është pikërisht shitja e gazit ruse që po e financon të paktën pjesërisht luftën në Ukrainë: regjimi i Putinit çdo ditë arkëton 700 milion euro nga shitja e gazit në Europë, Britani të Madhe, Shtete të Bashkuara. Dje SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë njoftuar ndalimin total e importeve të gazit dhe të naftës. Rusia eksporton çdo ditë 275 milion metra kub gaz dhe 3.5 milion fuçi naftë. Vetëm duke bllokuar shitjen e furnizimeve energjitike me jashtë, mund të imagjinohet një kolaps i ekonomisë ruse dhe një përmbysje e regjimit të carit.

Përndryshe fati i Ukrainës mund të vuloset nga aviacioni dhe nga ushtria ruse. Zgjidhja e vetme mund të jetë të ofrojë neutralitetin të paktën e një pjese të Ukrainës në këmbim të njohjes së plotë të demokracisë dhe vetëvendosjes së popullit ukrainas. Ose të mos dorëzojë të paktën formalisht dhe ta nxjerrë qeverinë ukrainase në ekzil, duke e vënë në kushtet e drejtimit të guerriljes në largësi (vetëm për këtë mund të shërbejnë armët në ardhje). Faktikisht, Ukraina përfiton prej furnizimeve të armatosura tashmë prej kohësh, vetë në vitin e fundit Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 1 miliard në sigurinë e saj.

Të luftosh për çarmatimin, për të eliminuar industrinë e luftës dhe mbështetur arësyet e jodhunës nuk mund të nënkuptojë të shtiresh sikur nuk i sheh barbaritë e së tashmes. “Nuk jam pacifist, jam kundër luftës”, thoshte Gino Strada. Por përballë vetëvendosjes dhe vullnetit për pavarësi të një populli (ndoshta edhe një pjese të popullit) nuk mund të qëndrosh indiferentë. Pavarësisht gabimeve për të cilat është e detyrueshme të flitet për t’i kuptuar (ekspansioni i pakuptimtë i NATO, kultura e përbashkët ruse e të dy vendeve – Ukrainë në rusisht do të thotë “rajon kufitar” – batalionet fashistodie dhe nacionaliste ukrainase, por disa edhe ruse), nuk mund të qëndrohet indiferentë ndaj njerëzve që përshëndesin gra dhe fëmijë për të bërë një luftë që e dinë tashmë të humbur, ukrainasve me duarbosh përpara tankeve ruse, fshatrat e vogla ku u bihet sinjaleve të alrameve antiajrore nuk janë sirenat, por këmbanat, fotos së Lynsey Addario të trupave të vdekur me kokët e kthyera pas toke të një familje në arrati. Çfarë do të kishte ndodhur me rezistencën partizane pa mbështetjen megjithëse të vonuar nga aleatët? Trupi i presidentit Zelensky është vënë në mbrojtje të një populli në epokën e komunikimit (“Më nevojiten municione, nuk është një kalim”, i ka thënë Biden).

Problemi është ai se ato municione nuk do të mjaftojnë, Zelensky e di mirë. Putini është vendosur në një pikë moskthimi, çfarëdolloj hapi prapa që të bëjë respektivisht idesë se aneksimit dhe të ngrënit të Ukrainës do të shikohet si një humbje dhe përjetohet si e tillë nga kush në Rusi nuk e përqafon nacionalizmin e tij. Perëndimi nuk mund të bëjë asgjë për ta mbrojtur Zelensky dhe popullin e tij, për të shmangur një luftë të tretë botërore që kësaj radhe nuk do të ishte konvencionale, por bërthamore. Kurrë kush ka lindur pas konfliktit të fundit botëror nuk ka qenë kaq afër me apokalipsin atomik. Për më tepër, përveç se pësojnë bombardimet ruse, ukrainasit e varfër në këto orë janë të deytruar që të gëlltisin edhe maksimumin e hipokrizisë perëndimore, tipike të shoqërive në dekadencë. Si ato që sot shtiren sikur zbulojnë se Putini është një i “çmendur”, “Hitleri i ri”, sikur të mos ishte i njëjti Putin ai që ka rrafshuar me tokën Alepin. Sikur të mos ishte i njëjti “burrë pa fytyrë” që ka persekutuar gjithmonë kundërshtarët politikë dhe gazetarët e pavarur, deri sa t’i nxjerrë jashtë loje fizikisht, por që i bënte dhe i bën komoditet Perëndimit prej gazit, prej parave që sillnin në treg dhe oligarkët rusë, prej kompanive të mëdha italiane dhe perëndimore që bënin afera me Moskën. Aferat në këmbim të dy syve mbyllur mbi gjithçka tjetër: ja shkaku i besueshmërisë së pakët perëndimore, që në fakt nuk e gjen as edhe një prej të paktën 30 vitesh.

Kështu një ditë do të shtiremi të zbulojmë se Erdogani plas në burg opozitarë, aktivistë politikë, gazetarë, magjistratë dhe ka shfarosur popullin kurd, por është komode të rrihet në heshtje pasi është paguar nga Europa e “mirë” për të bllokuar emigrantët në kufi dhe bile është me titull të plotë atlantist, anëtar i NATO. Një ditë do të shtiremi se zbulojmë se në Libi ka kampet përqëndrimi dhe milici mizore që i japin komoditet Bashkimit Europian që i financon, për të shmangur të menaxhojë flukset migratore dhe kështu me radhë, pasi të dënosh pushtimin e Ukrainës, që duhet ndaluar me çdo mënyrë të mundur, nuk mund të nënkuptojë të mos shikosh fajet dhe hipokrizitë e Perëndimit.

(nga MicroMega)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Kënaqësia e treshes

“Nuk kemi qëllim t’i ndalojmë gjërat treshe”. Kështu në dhjetorin e 2020 ministrja e atëhershme …

Leave a Reply