Studentët e Mjekësisë vijojnë protestën: “Bashkohuni me ne”!

Studentët e mjekësisë po protestojnë sërish ditën e sotme pasi nuk e pranojnë tarifën e studimit 240 mijë lekë të reja.

Ata kanë vijuar bojkotin dhe kanë shtuar thirrjet gjatë marshimit në rrugën kryesore të kryeqytetit, ku dëgjohen thirrjet: “Bashkohuni me ne”.

Studentët insistojnë në shfuqizimin e ligjit, ndërsa që prej fillimit të vitit akademik, auditoret e Fakultetit të Mjekësisë kanë qenë pothuajse bosh.

Tarifa u miratua dy ditë më parë nga bordi i administrimit, ku çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3- deri në 5 vite në vendin e tij, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply