Edi Rama investoi çdo gjë për mbrojtjen e padronit të tij, me një qëllim të vetëm: ndarjen e Kosovës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama investoi çdo gjë për mbrojtjen e padronit të tij, me një qëllim të vetëm: ndarjen e Kosovës. Ai tha se, Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një argat mjeran i tij.
“Edi Rama, këto muaj ka dalë më qartë se kurrë një armik i egër i Kosovës dhe kombit shqiptar.
Më në fund, nuk jemi vetëm ne që e quajmë argat të Beogradit, nuk janë vetëm shqiptarët e Kosovës që e quajnë vëlla të Vuçiçit, por janë publicistë të mëdhenj europianë që e quajnë Pashiqi shqipfolës.
Gjatë këtij viti, ai është vërsulur si argat i mjerë, i verbër, kundër qeverisë, kundër Kosovës dhe interesave të saj, në një kohë kur vendoste i pari sanksione ndaj qeverisë së Kosovës. Kalonte nga samiti në samit, duke kërkuar që të mos bëhet presion mbi Serbinë, për të respektuar sanksionet e NATO-s dhe BE ndaj Rusisë.
Me gjithë përpjekjet që bën të dëshpëruara, për të mbrojtur në një mënyrë ose tjetër Millosheviçin e ri, Putinin e vogël, Aleksandër Vuçiçin, padronin e Edi Ramës, ai dështoi qartë muajt e fundit se është një Millosheviç i ri.
Dhe Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një argat mjeran i tij.
Pra, Edi Rama investoi çdo gjë, i detyruar, për mbrojtjen e padronit të tij, me një qëllim të vetëm: ndarjen e Kosovës.
Të gjitha projektet e Aleksandër Vuçiç kanë një synim, ndarjen dhe asgjësimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ai nuk e fsheh kurrë këtë.
Në të gjithë këto projekte, mbështetësi më kryesor është Edi Rama.
Edhe kjo përbën një problem thellësisht serioz për të gjithë ata që në ndërgjegjen e tyre kombëtare, mendojnë dhe besojnë se duhet mbrojtur interesi kombëtar, dhe se interesi kombëtar është një, për një komb është një, nuk bëhen dy”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply