Berisha: Janë bërë hapa konkretë për bashkimin, ky proces ka tronditur thellë Edi Ramën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë se, janë bërë hapa konkretë për bashkimin, ky proces ka tronditur thellë Edi Ramën.
“Pra, situata është dramatike në të gjitha aspektet. Kontrolli kriminal i Edi Ramës forcohet çdo ditë e më shumë.
Shpresë e vetme për të sotmen dhe të ardhmen e këtij kombi është opozita shqiptare, është PD.
Në përpjekjen tonë për të përmbushur misionin e vështirë në këto rrethana, ne kemi shpallur vendosmërinë tonë për hapjen dhe reformimin e mëtejshëm të PD, për angazhimin e elitës së vendit në përpjekjet e kësaj partie.
Kemi shpallur bashkimin e opozitës dhe në këtë aspekt, hapat konkrete janë shënuar.
Janë shënuar hapa konkrete me rezultate konkrete në bashkimin e deputetëve të PD, por edhe në bashkimin me aleatët tradicionalë të PD, të spektrit opozitar.
Procesi i bashkimit nuk është një proces i thjeshtë, sepse nuk mund të ndodhë ndryshe veçse si një proces reflektimesh, si një proces i cili kërkon gradualitetin e tij, kërkon maturimin e tij.
Por e vërteta është se ky proces ka tronditur thellë Edi Ramën dhe e ka nxjerrë përsëri ashtu siç është, një armik i egër i opozitarizmit të vërtetë.
Personalisht jam optimist për këtë proces. Personalisht jam i bindur se cilado të jetë manovra që do bëjë Edi Rama, qëndrimi ynë si opozitë e vërtetë do e sfidojë atë në mënyrën më të merituar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply