Në një prononcim për Ora News, deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh se të gjithë e dinë se ish-funksionarët e Ramës duhet të mbyllin gojën dhe do të marrin shpërblime të lehta.
Ai tha se janë të shumta rastet sikur të bazohemi te ligji Antimafia duhet të ishin shumë raste të sekuestrimit të pasurive të politikanëve dhe ka pasur shumë akuza.
Paloka: Të gjithë e dinë se ish-funksionarët e Ramës duhet të mbyllin gojën dhe do të marrin shpërblime të lehta dhe do të marrin dëmshpërblimet nga korrupsioni dhe vjedhja. I vetmi që e ka pësuar është Lefter Koka. Është i vetmi që i është sekuestruar pasuria deri më tani. Të tjerët bëjnë atë pak burg dhe gëzojnë milionat.
Janë të shumta rastet sikur të bazohemi te ligji Antimafia duhet të ishin shumë raste të sekuestrimit të pasurive të politikanëve dhe ka pasur shumë akuza. Me dy inceneratorët e tjerë nuk ka përfunduar puna totalisht drejtësia, por inceneratori i Tiranës, është e qartë pse nuk vepron drejtësia, sepse ka një emër që nuk e prek do t; është Erion Veliaj, edhe kur nuk ekziston inceneratori.