Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, ne nuk njohim kurrë një kryetar që e cakton Edi Rama!
“Ne nuk njohim kurrë një kryetar që e cakton Rama! Por përgjegjësia do bjerë mbi ata që e çojnë vendin drejt destabilizimit.
Ne nuk do të njohim një akt që përjashton opozitën.
Ne nuk mund të njohim kurrë një kryetar që e cakton Edi Rama.
Por përgjegjësia do bjerë mbi ata që e çojnë vendin drejt destabilizimit.
Nuk ka shqiptar, në 600 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër qeverisë, nuk janë as 10 që mund të pranojnë se përfaqësuesin e tyre ta caktojë Edi Rama.
Nuk ka ndodhur kurrë.
Ai e bën këtë, por ne do bëjmë gjithçka të përballet me pasojat që krijon me një akt të tillë”, tha Berisha.
