Berisha: Rama foli në Spanjë si zëdhënës i Vuçiçit, ka dekurajuar njohjet e Kosovës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar në sallën e Kuvendit të Shqipërisë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për Kosovën, në raport me sulmin terrorist serb të 24 shtatorit në Veri.

Berisha tha se, Rama foli në Spanjë si zëdhënës i Vuçiçit, si dhe nuk ka ndihmuar në shtimin shteve që e njohin pavarësinë e Kosovës, por përkudrazi ka dekurajuar shtete që e kanë njohur atë.

“Para së të përfundoj dua të dënoj me forcën më të madhe qëndrimin e Edi Ramës ndaj Kosovës edhe në Spanjë.

Edi Rama, në Spanjë foli si zëdhënës i Vuçiçit. Kemi bërë çdo gjë për Kosovën, për njohje. Një gënjeshtar i paparë. Asnjë njohje, përkundrazi ka dekurajuar njohjet, jo një por disa”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply