Banorët e Zall Herrit kërkojnë ujë dhe rrugë. Për këto arsye, ata kanë dalë sot në protestë, të cilën e kanë përshkallëzuar deri në mbylljen e rrugës. Një prej tyre u shpreh se nuk kanë më besim as te deputeti i zonës së tyre.
“Deputeti mori “zagarët” e vet atje dhe iku. Ai kishte thënë “nuk kam çfarë u them banorëve”. Ne kemi nisur protestat. Këtë punë e kemi marrë seriozisht. Problemi jonë është rruga dhe uji” tha njëri nga banorët.
Një tjetër, grua e moshuar tha se deputeti Xhemal Qefalia me vëllanë u morën ujin dhe e çuan në Dajt duke i parë thatë.
“Xhemal Qefalia, ose të vijë këtu ose të heq mandatin. E çoi ujin në Dajt, kurse unë banore e Zall Herrit nuk kam pikë uji. Xhemal dhe Kujtim Qefalia të çojnë ujin në Dajt, kurse unë banore këtu nuk kam ujë. E mori ujin” tha ajo.