Rama kundër Kosovës: Nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë

Në një kohë që Kosova ka kërkuar edhe hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, Rama i ka dalë sërish në krah Serbisë dhe sërish kundër duke deklaroar nga Zagrebi se nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë dhe se masat që duhen marrë ndaj saj duhet të jenë të lehta.

Rama theksoi se nuk është e nevojshme për një hetim ndërmombëtar për të marrë disa masa ndaj Serbisë për sulmin në veri të Kosovës.

“Shumë mirë të bëhet, që në fund fare mund të japë, me gjasë edhe ndonjë element më shumë. Por ndërkohë, pa pasur nevojë për një hetim ndërkombëtar kemi faktin që nënvizuam së bashku, kemi krimin, vrasjen e një efektivi të policisë dhe heroizimin e atyre që morën pjesë në vrasje dhe në aspektin kriminalistik policor. Hetimi ndërkombëtar mbase sjell dhe ndonjë element plus por në aspektin politik dhe të qëndrimit të një shteti, në raport me disa norma dhe vlera të patjetërsueshme të kësaj Evrope të cilës i përkasim dhe në të cilën duam të jemi të gjithë një familje, kjo është qartësisht e mjaftueshme, që minimalisht ato masa të cilat komisioni mund të marrë pa nevojën e konsensusit të të gjithë vendeve anëtare, të ishin marrë menjhëherë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply