Kosovo's President Vjosa Osmani looks on while giving a press conference with President of the European Commission Ursula von der Leyen in Pristina on October 27, 2022. European Commission chief Ursula von der Leyen tours the Balkans region starting her trip in North Macedonia from where she heads to Kosovo, Albania, Bosnia, Serbia and Montenegro. All six nations are aspiring to join the European Union.,Image: 733525204, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Armend NIMANI / AFP / Profimedia

Presidenca e Kosovës përgënjeshtron Ramën

Kryeministri Edi Rama bëri një tjetër reagim sot mbi propozimin e tij për marrjen nën kontroll të veriut të Kosovës nga ana e KFOR, teksa foli dhe për “Republikë të KFOR-it”, edhe pse bëhet fjalë për një territor të Republikës së Kosovës, ndërsa “tentoi të fuste në sherr” dhe Vjosa Osmani me Albin Kurtin, duke shkruan se e njëjta është është bërë dhe nga ana e Presidentes së Kosovës. Por një pretendim i tillë është demantuar nga kabineti i Vjosa Osmanit.

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë për Telegrafin se ‘Presidentja Osmani në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni kyç për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj’.

‘Institucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga NATO-ja, që patrullimet në zonën kufitare t’i përfshijnë edhe ushtarët e NATO-s, përkrah policëve të Kosovës në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste dhe sulmet nga Serbia. Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023’, ka thënë Kupina.

‘Pra, nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia’, tha Kupina.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply