Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Veprimet e peng-Bashës janë akte vetëposhtërimi që i imponohen atij dhe dëshmojnë se është një peng i pashpresë.
“Peng-Basha kreu një veprim që ia dha Edi Rama me Tauant Ballën se tani Taulanti merret me të.
E vërtetë, po të doni, shihni faktet. Por, ligji i parlamentit e ka të përcaktuar se kush zgjedh kryetarin.
Nuk ekziston përjashtimi në rregulloren e parlamentit. Grupi parlamentar është i dorëzuar në KQZ një muaj pas zgjedhjeve.
Veprimet e peng-Bashës janë akte vetëposhtërimi që i imponohen atij dhe dëshmojnë se është një peng i pashpresë.
Në historinë politike të Shqipërisë, askush nuk ka shkelmuar mbi dinjitetin e vet siç ka shkelmuar ky njeri. Por është zgjedhja e tij. Fajin e ka vetë!”, tha Berisha.
