Nedim Bajrami shënon gol në “San Siro”: Jemi të parët që mposhtëm Interin

Nedim Bajrami gjeti golin e tij të parë sezonal, pikërisht ndaj Interit në mitikun “San Siro”, duke frymëzuar përmbysjen spektakolare 2-1 të Sassuolos, që u shkaktoi edhe humbjen e parë zikaltërve këtë edicion.

Pas ndeshjes, fantazisti shqiptar nuk e fshehu kënaqësinë për golin dhe fitoren, teksa foli edhe për rolin e tij të preferuar në fushë.

“Jemi shumë të lumtur, pasi kemi fituar dhe jemi të parët që mposhtim Interin këtë sezon. Jemi skuadër shumë e mirë, që di të luajë me topin dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ndihem mirë si fantazist dhe mendoj se këtu jap më të mirën time. Jam i lumtur që trajneri po më aktivizon në rolin tim të preferuar”, tha Bajrami pas triumfit ndaj zikaltërve.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply