Arturo Vidal aktualisht aktivizohet në Brazil me klubin Athletico Paranaense, megjithatë mesfushori mbetet një ndjekës i rregullt i futbollit në Europë.
Madje, së fundmi nuk nguron të flasë mbi situatën te Manchester United me kilianin që nuk i kursen kritikat në drejtim të trajnerit Erik ten Hag.
Vidal thekson se holandezi nuk duhej ta kishte larguar nga Old Trafford një personazh si Cristiano Ronaldo.
Ndër të tjera, ish-mesfushori i Inter, shprehet se trajnerët qerosë janë shumë të komplikuar, referuar këtu edhe Jorge Sampaolit me të cilin kishte një raport shumë të keq kur luante me Flamengon.
“Ten Hag pati një qasje shumë të gabuar në fillimet e tij te Manchester United. Si mund të largosh një si Cristiano Ronaldo, ai ishte golashënuesi i skuadrës. Këta trajnerët qerosë janë shumë të komplikuar”, tha Vidal. /SS