Misioni u kry!

Nga Alba KEPI

Vota në Kukës nuk qe një garë politike e as elektorale.

Vota në Kukës qe një zgjedhje qytetare, etike e sociale.

Rezultati sot dëshmon papërgjegjësine morale të shoqërisë shqiptare e rrugën pa kthim ku êshtë futur nga “normalizimi” i skandalit, paligjshmërisë e kurvërisê ekonomike me paratë e qytetarëve.

Minimumi që duhej të kishte ndodhur nëse krahu tjetêr politik nuk qe bindës do ishte dezertimi i votës.

Nuk ndodhi.

Putanizmi politik që pa putanizmin ekonomik nuk mund të ekzistojë, pak ditë para votës risolli në tregun mediatik gruan e skandalit seksual, e cila u vetë filmua e vetë hodhi në treg veten.

Pak ditë para votës në të gjitha salsat e ngjyrat u servir intervista e saj që të vetmin rregull deontologjik të pranueshëm për ta intervistuar duhet të kishte tek pyetja;

Kush të pagoi? E Kush të urdhëroi?

U verbalizua viktmizmi.

U harrua politika.

U banalizua fakti me click liket e perversitetit njerëzorë për të parë buzët e fytyrën e gruas së seksit në zyrë.

Kjo femër do mund të ndryshonte votën në Kukës?

Misioni u kry!

Dështoi qytetaria, morali e profesionalizmi.

Fitoi putanizmi i çdo ngjyre e gjinie e ky është dhunimi i heshtur, i frikshëm e konstant ndaj të gjithëve që çdo ditë i përballen jetës, që paranë e pushtetin nuk duan t’ja dhurojnë, as ta vjedhin, pasi trasgresioni më i madh i tyre është dinjiteti.

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply