Makinat dhe arsenali i armatimit të terroristëve serbë që u kap nga policia e Kosovës në veri

Policia e Kosovës pas vënies në kontroll të zonës, ku mbeti i vdekur një rreshter dje në Basnjkë të Zveçanit, ka sekuestruar vetura, municion e shumë gjera të tjera. Me shifra, policia e ka sekuestrua dje 1 veturë të rëndë të blinduar, 24 vetura tjera dhe 2 motora 4×4.

Në shifra më të mëdha te armatimit janë eksplozivet, 150 cope eksploziv, dinamit, 23 detonator elektrik, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikator për AK47.

Përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sopata dhe sharra te dorës – afër 50.

Detaje të tjera:

4 kamera të sigurisë
3 dron
30 armë AK47
6 mitraloza
29 zolla te mbushura
21 antiplumba
32 radiolidhje
Edhe ma shumë se 100 uniforma ushtarake

About Redaksia

Check Also

Shifra e tmerrshme, OBSH: 160 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se mesatarisht rreth 160 fëmijë po vriten çdo …

Leave a Reply