Kukësi nuk është hiç çudi, por vazhdimi i fatkeqësisë tonë kombëtare

Adriatik DOSTI

Imoraliteti, degjenerimi, poshterimi , varferimi mendor, degradimi , tredhja mendore si popull, dis-orientimi e gjunjezimi total i shoqerise se sotme shqiptare perballe krimit e mafias ne pushtet – keshtu duhen lexuar rrezultatet e zgjedhjeve te djeshme per Kryebashkiakun e ri te Kukesit ku fitorja e kandidatit socialist te Rames – Halili perballe Vates se BF & Opozites ishte spektakolare madje dukshem dhe pertej parashikimeve/

Ne fakt duke e njohur fare mire situaten e sotme socio-politike ne Shqiperi dhe gjithepushtetin e Rames ne duart e tij perballe edhe ”nderkombetareve te leshit” te cileve ju a ka mbyllur gojen me nga nje thes me euro [ rasti i Mc. Gonigalit por edhe i Kimetes nuk lene shteg per asnje lloj diskutimi ] …une sinqerisht prisja qe kandidati i Rames te fitonte 99.99 % si dikur ne kohe te Damllase kur te gjithe te lumtur e te gezuar nen zhurmen ”gazmore” te daulleve , curlave, fisarmonikave e gernetave shkonim qe ne pike te sabahut ne qendren e votimit e votonim per ”Kandidatin e Frontit Demokratik ” e vota jone ishte Plumb per armikun

Po lexoj, shoh e degjoj qe shume na qenkan cuditur, befasuar e madje edhe shokuar nga ajo c’ka ndodhi mbreme ne Kukes.
Qetesohuni…rrini me kembe ne toke e mende ne toke …behuni te llogjikshem…shiheni realitetin ne sy e mos shani e fajesoni per cdo gje Kukesin e kuksianet [ edhe pse ata kane fajin e tyre ne kete rast ]…ok

A nuk ishte Shkodra krenaria e fisnikeria e Shqiperise , djepi i antikomunizmit e vatra e demokracise qe 4 muaj me pare beri te njejten gje …e duke shkuar pas Qerres se Rame – Spiropalit me shoke e shoqe votuan gati 70 % kandidatin e tyre te kuq Benet Becin ?

Dhe kur kete e ben Shkodra qe vetem nje lagje e saj ka aq intelektuale, njerez te arsimuar, artiste, doktore, profesore e sportiste dhe njerez me goxha emer sa c’ka i gjithe Kukesi si qytet e krahine…atehere pse merziteni me Kukesin e pse po i fajesoni kaq rende kuksianet?

Eshte turp e marre per ta qe votuan per vazhdimesine e nen moton e njohur te komunisteve nje [ Gjic ] bie …e 1 mije te tjere ngrihen…turp qe votuan asisoj pas gjithe atij skandali te bujshem e te turpshem qe ja uli breket ne toke Kukesit dhe i fyeu rende kuksianet ne traditat e tyre shume te hereshme burrerore etj etj

Ama nga ana tjeter mos harroni se Kukesi vazhdon te mbetet qyteti me i varfer ne Shqipieri dhe pa asnje lloj te neserme …me ikje masive te popullsise nga qyteti e fshatrat e tij…i lene krejt ne meshire te fatit nga ata te Djeshmit [ qe sot i kerkojne voten] por edhe nga keta te sotmit qe me kopilllikun e tyre te njohur ja moren sot voten ]…ndaj qetesohuni e gjykoni me mend e jo me Parti e Lider partie ne koke…ok

Edhe Aeroportin e ri qe gjoja u beri Rama por edhe Stadiumin e ri qe ju bene Rama e Gjici nuk e kane nxjerre dot Kukesin e kuksianet nga varferia ekstreme ku jane zhytur prej vitesh.

A nuk ishte L. Basha e F.Noka qe ju kundervune, e tradhetuan dhe e shuan krejtesisht per interesat e tyre financiare e politike protesten e fuqishme te kuksianeve nje dekade me pare ne Rrugen e Kombit kunder Traut antikombetar te Rames …vetem e vetem se u duhej te mbronin Kastratin apo edhe Fushen qe jepnin ca para ne favor te Partise se tyre …apo harruat ?

A nuk jane edhe sot e kesaj dite neper burgje jo pak djem trima, patriote, antikomuniste e demokrate kuksiane denuar prej Rame – qeverise ne pushtet per ate ngjarje e askushi kurre nuk eshte kujtuar me per ta e per fatin e tyre ?

A nuk eshte prej Kukesi edhe fytyre ziu i PD reale te djeshme e fallso te sotme Jemin Gjana e kerkushi s’ka guxuar ta kape prej zhelesh sic thote Jozefina e ta fluturoje nga dritarja …pasi aq shume deme ju ka shkaktuar vete PD e demokrateve te vertete?

A nuk eshte po prej Kukesi …Flamur Noka greve thyesi i djeshem e ”trimi i cartur” i sotem i PD qe duhet te mbaje jo pak pergjegjesi per gjendjen se ku eshte katandisur Kukesi sot?

…E pra eshte saktesisht koha madje jemi teper te vonuar te bindemi perfundimisht se per fatkeqesine tone kombetare sot per sot aty ne Shqiperi nuk hyhet me kurre me Ramen ne zgjedhje pasi rrezultati i tyre tashme dihet …eshte koha qe Berisha e te tijte ta fusin njehere e mire ne mendje se…Rama i sotem e pushteti i tij kriminal rrezohen ne shesh te burrave e largohen nga aty ku jane vetem ashtu sic erdhen ne pushtet …me Dhune …i pelqen ose jo kjo gje BE apo qofte edhe Aleateve e partnereve tane historike, politike e strategjike…pasi ne shqiptaret themi se…i zoti e di ku i pikon Catia dhe se…i zoti e nxjerr Gomarin nga balta.

Ndryshe do ti nenshtrohemi pa fundesisht fatit tone te keq per te cilin po ne vete kemi kontribuar jo pak qe ai te jete i tille…c’ka fatkeqesisht na ka shnderruar e degjeneruar ne Turme pa krye qe vazhdon te na perdore kaq banalisht e poshtersisht politika….duke na hequr te qenit Popull koshient qe duhet te marre vete ne duart e veta fatet e tij e te Kombit te tij !

Ndaj dhe une Kukesin qe votoi dje per vazhdimesine e imoralitetit e te degradimit te shoqerise se sotme shqiptare nuk e shoh hic si rastesi e as si cudi shqiptare por thjesht si realitet te dhimbshem e aktual shqiptar ne vazhdim…teper te frikshem e te rrezikshem per te nesermen tone gjithe – shqiptare !

Si Shkodra, si Kukesi apo qofte edhe Rrogozhina e me gjere jane faji yne kolektiv si popull dhe pike !

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply