Gjeopolitika e Eduardo Galeano

Tri gjysmë të vërteta për shkrimtarin latinoamerikan

Le ta fillojmë me tri provokime: Galeano nuk quhej Galeano; Galeano nuk ishte shkrimtar politik; Galeano nuk ishte i majtë. Paralajmërojmë se nuk flitet për tri të vërteta, por për tri gjysmë të vërteta, por që siç do ta shpjegojmë, janë të pakundërshtueshme.

Le ta fillojmë nga emri. Eduardo Germán María Hughes Galeano, por që firmoste thjesht si Eduardo Galeano. Nuk ishte thjeshtëzim, pasi në këtë rast dë të duhej të firmoste Eduardo Hughes, sipas mbiemrit nga babai. Nuk ishte as emër arti, pasi Galeano ishte mbiemri nga nëna. Në onomastikën spanjishtfolëse praktikisht merret ligjërisht mbiemri i dyfishtë, nga babai e nga nëna, dhe është normale të vendoset edhe më shumë se një emër pagëzimi. Por zakonisht përdoren emrin i parë dhe mbiemri i parë atëror. Fidel Castro, jo Fidel Alejandro Castro Ruz. Ernesto Guevara i thirrur Che, jo Ernesto Guevara de la Serna. Hugo Chávez, jo Hugo Rafael Chávez Frías. Kush i përdor të dy, kapet veçanërisht pas një nëne me një mbiemër të shquar. Ose ka një mbiemër atëror banal, që bëhet më i individualizueshëm falë shtesës së mbiemrit mëmësor: Gabriel García Márquez, Mario Vargas Llosa. Ose ka babain që i ka vënë vetë emrin e tij dhe, për pasojë, mbiemri i dytë shërben për t’u dalluar: Eduardo Frei Ruiz-Tagle, President i Kilit nga 1994 deri më 2000, djali i Eduardo Frei Montalva, President i Kilit nga 1964 deri më 1970.

Kush përdor vetëm mbiemrin mëmësor, nga Pablo Ruiz Picasso tek José Luis Rodríguez Zapatero, përgjithësisht përveçse ka një mbiemër të parë banal, ka pasur edhe ndonjë problem me figurën atërore. Pse Galeano ka preferuar të njihet me mbiemrin gjenovas të nënës sesa me atë uellsian të babait?

Lidhur me motivin e kësaj zgjedhjeje, latinoamerikanët e shumtë që ia kanë rrëfyer këtë veçanti autorit të këtyre radhëve kanë shprehur gjithmonë të njëjtin opinion: “Si mundet një denigrues i imperializmit anglo – sakson të firmoste me?”.

Në fak, Galeano është autori i “Las venas abiertas de América Latina”. Domethënë i librit që më 19 prill të vitit 2009, në Samitin e Amerikave të Port of Spain, Chávez ia dhuroi Barack Obama herën e parë që e takoi për ta goditur lidhur me paudhësitë historike të Shteteve të Bashkuara në “oborrin e shtëpisë”: një dhuratë që e bëri të kapërcejë bujshëm, brenda një dite, nga vendi i 54925-të në vendin e 2-të e klasifikimit Amazon.

Është edhe një libër që Plinio Apuleyo Mendoza, Carlos Alberto Montaner dhe Álvaro Vargas Llosa më 1996 në librin e tyre po aq të famshëm të idiotit të përsosur latinoamerikan e futën në listën e tyre të “Dhjetë librave që mallëngjyen idiotin latinoamerikan”. Duket si një deingrim, por duke parë se kush e bën dhe tonet, mund edhe të konsiderohet një lloj elozhi po aq i rëndësishëm sa edhe dhurata e Chávez.

“Nuk ekziston kompendium më i mirë i gabimeve, arbitraritetit apo i budallallëqeve të thjeshta që popullojnë kokët e vogla e radikalëve tanë më të çartur. Veç kësaj, nuk ka një libër të zhanrit të tij që të ketë pasur po kaq botime, përkthime dhe lavdërime. Domethënë nuk njihet në gjuhën tonë një vepër si puna e saj që të meritojë të konsiderohet si bibla e idotit latinoamerikan ose, nga një këndvështrim tjetër, si fejtoni i madh i mendimit politik. Përhumbësisht lirik, titulli është një tregues elokuent i asaj që vjen më pas: Amerika Latine është një kontinent inert, në gjendje të fikëti midis Atlantikut dhe Paqësorit, të cilit perandoritë dhe maskarenjtë në urdhërat e tyre i thithin gjakun nga damarët, domethënë pasuritë e pafundme natyrore”. Montaner e kishte shprehur tashmë një mendim të këtij lloji në një intervistë të 1992, 4 vjet përpara një libri që dukshëm u konceptua shumë përpara kohe si në “antidamar i hapur i Amerikës Latine” eksplicit.

Por Montaner, Mendoza dhe Vargas Llosa junior nuk kontestonin se bëhej fjalë për një libër bindës dhe tërheqës. Paradoksalisht, një goditje më shumë se vdekjeprurëse i kishte ndodhur një vit më parë nga vetë Galeano. Përballë publikut të shastisur të Bienales së II të Librit në Brasilia, ky e përcaktoi si një vepër me “prozë shumë të rëndë”, që nëse do të provonte ta rilexonte “se desmayaría”. Si të thuash: “një tullë që do kishte rrëzuar përtokë këdo”.

Është ky lloj proze jo e mrekullueshme me të cilën Galeano ka çuar në sukses bestsellerë të tjerë të tij si “Kujtesa e zjarrit” apo “Fisnikëri dhe mjerim i lojës së futbollit”. Në rast se ta mohosh stilin është subjektive, gjëja vërtetë e rëndësishme është pranimi i paaftësisë: “Doja të shkruaja një libër ekonomie politike, por tani e kuptoj se nuk e kisha përgatitjen e nevojshme për ta shkruar”.

Praktikisht ishte 31 vjeçar dhe e bëri në rreth 90 ditë, edhe pse më pas do ta azhurnonte shumë herë. Por ka mundësi të jetë pikërisht ky sekreti i këtij suksesi. Mendimtarë të tjerë më të strukturuar e kishin përpunuar tashmë “Teorinë e Varësisë”, historianë të tjerë kishin tentuar një histori të kontinentit, por duhej pikërisht jovetëdija e një 31 vjeçari të ideologjizuar dhe me kulturë të përgjithshme që të guxonte një ndërmarrje thjeshtëzuese aq titanike duke përdorur një stil në gjendje të kuptohej nga të gjithë.

Mutatis mutandis, ajo që ka bërë Galeano me historinë e Amerikës Latine është shumë e ngjashme me atë që ka bërë Indro Montanelli me historinë e Italisë: një thjeshtëzim i mrekullueshëm dhe arbitrar që me sokëllima klisheshë dhe batutash arrin ta apasionojë me argumentin edhe lexuesin të cilit lënda mund t’i dukej e vështirë. Kështu, lexuesi është apasionuar vërtet, thellon, studion dhe kupton se pjesa më e madhe e asaj që e ka apasionuar duhej vlerësuar me shumë kujdes.

Por gjithsesi Galeano dhe Montanelli meritojnë njëlloj falenderimi. Në këtë kuptim duhet inkuadruar gjysmë e vërteta e dytë që kemi thënë. Ashtu si Montanelli arriti të divulgojë historinë në një mënyrë me të cilën historianët italianë nuk ia kishin arritur pikërisht pse nuk ishte historian, por një gazetar i madh, Galeano arriti të shkruajë një manifest tribotist aq efikas sa të rezultojë i vështirë për t’u imituar nga mendimtarë të tjerë dhe kjo sepse pasioni i vërtetë i tij nuk ishte politika, por futbolli.

Autor librash, por jo romancier i suksesshëm si shumë emra të tjerë të intelektualizmit latinoamerikan që ecin më shumë, intim me protagonistët e bumit pa i qenë pjesë, edhe me suksesin e “Damarëve të shyqer të Amerikës Latine”, ka mundësi që Galeano do të kishte mbetur në një rreth të vogël të respektuar njohjeje, sikur të mos kishin qenë shkrimet e tij futbollistike. Në Itali e kanë kujtuar në fund sidomos prej tyre. Galeano, kanë thënë pakashumë, ishte ai gazetari i madh sportiv që rastësisht kishte shkruar edhe një bestseller të së Majtës tribotiste.

Por këtu vijmë tek gjysmë e vërteta e tretë. Galeano ishte i majtë? Subjektivisht, po. Nga një familje aristokrate e rënë nga vakti për të të cilën qe shtrënguar qysh fëmijë të punonte, kishte bërë jo vetëm punëtorin, mekanografin, arkëtarin dhe fatorinon, por edhe piktorin e dizenjatorin. Në moshën 14 vjeçare ia kishte shitur karikaturën e tij të parë një të përjavshmjeje të Partisë Socialiste.

Bashkëpunëtor i së përjavshmes së majtë “Brecha”, azilant pas grushtit të shtetit të vitit 1973, mbështetës i regjimit kubanez, por kritik në vitet e fundit ndaj shfryrjeve periodike represive, vetë ai deklarohej mbështetës i një modeli marksizmi ortodoks, por tolerant ndaj diferencave ideologjike, që futej nën egjidën intelektuale e Rosa Luxemburg.

Mbështeti edhe Chávez dhe një prej pozicionimeve politike më të fundit të tij ka qenë në favor të Maduro në protestën ndaj Shteteve të Bashkuara pse e kishte shpallur Venezuelën si “kërcënim”. Ama thoshte edhe se aksi me Iranin e “befasonte”. I vrarë më 1967 Che Guevara, i dalë më 1968 “100 vjet vetmi” i Gabriel García Márquez, i vrarë më 1973 Salvador Allende, “Damarët e çarë të Amerikës Latine” doli më 1971. Thuajse në mes midis këtyre datave epokëndarëse, thuajse për të shpjeguar se pse Kontinenti martir ishte Krishti sakrifikues i revolucionit botëror.

Botimi italian i tij i vitit 1997 ka një parathënie ku Isabel Allende rrëfen sesi në largimin nga Kili si refugjate prej diktaturës së Pinochet kishte marrë me vete vetëm “disa veshje, fotografi të familjes, disa grushta dhe nga toka e kopshtit tim dhe dy libra: një botim të vjetër të “Odeve” të Pablo Neruda dhe librin me kopertinë të verdhë. “Damarët e shqyer e Amerikës Latine””.

Por çfarë shkruan 31 vjeçari Galeano për poetin kilian që pikërisht në atë 1971 merrte Nobelin për Letërsinë? Citojmë nga shënimi 45 pikërisht nga ky botim italian i vitit 1997. Referimi është për José Gaspar Rodríguez de Francia, diktator i Paraguajit nga 1814 deri më 1840. Në këtë rast, termi diktator ishte pikërisht ai që i ishte dhënë zyrtarisht.

“Francia përbën një prej shembujve më të pabesueshme të kafshërisë si historisë zyrtare. Deformimet e bëra nga liberalizmi nuk janë prerogativë e klasave dominuese në Amerikën Latine: edhe shumë intelektualë të majtë, të mësuar që ta shohin historinë e vendit të tyre me sytë e të tjerëve, ndajnë mite të caktuar të së djathtës dhe ia miratojnë kanonizimet dhe shkishërimet.

“Canto general” i Pablo Neruda (Buenos Aires 1955), homazh i mrekullueshëm poetik ndaj popujve latinoamerikanë, është një shembull i qartë i këtij çorientimi. Neruda injoron Artigas dhe Carlos Antonio e Francisco Solano López: në këmbim, identifikohet me Sarmiento. E quan Francia “mbret lebroz, i rrethuar / nga kullota të pafundme”, që e “mbylli Paraguajin si fole / për madhërinë e tij” dhe “lidhi / torturë e baltë me “kufijtë”. Me Rosas sigurisht që nuk është më dorëlirë: faktikisht, sokëllin kundër “grushtave, të lëshuara si kallinj mbi martirin e një “Argjentine të vjedhur me të shtëna pushkësh / në avullin e mëngjesit, e ndëshkuar / deri në gjak dhe deri në çmenduri, / bosh, e kalëruar nga kapadinj të vrazhdë””.

Neruda i çorientuar? Galeano djalë i keq mendjemadh? Problemi është shumë më kompleks dhe vendimtar. Komunist nga fundi i viteve ’30, senator më 1945, në ekzil midis viteve 1948 e 1952 si pasojë e ndalimit të Partisë Komuniste Kiliane, kandidat i po kësaj partie në primaret e Unidad Popular që do të çonin më 1970 në zgjedhjen e Allende, Neruda ishte ai që mund ta quanim togliatian.

Domethënë, një ndjekës i kësaj linje të komunizmit ortodoks prosovjetik të viteve ‘40 e ‘50 tipike e partive të mëdha komuniste të vendeve perëndimore, që e konsideronin veten trashëgimtare të revolucioneve “borgjeze” dhe përgjithësisht të traditës iluministe. Është ky motivi për të cilin i emërtonte me Garibaldi formacionet e tij të armatosura dhe shikonte deri nga e djathta historike dhe Partia Komuniste Franceze ekzaltonte Revolucionin Francez në variantin jakobin të tij. Në një Amerikë Latine ku Domingo Faustino Sarmiento i kishte lexuar luftërat civile të ‘800 si larje hesapesh midis një “partie europiane” liberale dhe një “partie amerikane” reaksionare, partitë komuniste latinoamerikane dhe Neruda prezantoheshin në linjën e “partisë europiane”. Dhe “Canto General” celebron pikërisht këtë qasje.

Por me “teorinë e varësisë” lloji i politikës që patën bërë liberalët e Tetëqindës faktikisht vihet në gjykim. Ndërsa në vitet Tridhjetë e Dyzet në Europë fashizmi i shtynte partitë komuniste në frontet popullore dhe në komitetet e çlirimit, në Amerikën Latine qenë pikërisht lëvizjet populiste e frymëzuara nga fashzimi ato që organizonin masat shpesh në mënyrë më efikase se komunistët: nga argjentinasi Perón tek braziliani Vargas, duke kaluar tek peruani Haya de la Torre.

Të frymëzuar nga fashizmi, të jemi të qartë: jo fashistë. Fashistët doc, sidomos të persekutuar nga Vargas në Brazil, nuk arrinin të kishin sukses për shkak të identifikimit të tyre të tepruar me një model të huaj. Paksa si vetë komunistët. Në këtë kuptim, modeli mussolinian shërbente si reagent me njl traditë më të lashtë kaudiliste të “partisë amerikane”, në një mënyrë që nga aty e pak më vonë do të kërcente edhe majtas.

Kastrizmi është pikërisht një rezultat i këtij udhëkryqi ku marksizmi në praktikë kalon nga partia europiane në partinë amerikane, duke u infektuar me nacionalizëm dhe populizëm. “Damarët e shqyer të Amerikës Latine” shërbejnë për ta rishkruar historinë sipas kësaj perspektive të ndryshme: tiranët e vjetër dhe diktatorët e demonizuar nga liberalët bëhen heronj të antiimperializmit dhe janë liberalët që demonizohen si kuaj Troje të të huajit.

Por historia është më komplekse. Vetëm për të bërë tri saktësime midis mijërave që “Damarët e shqyer të Amerikës Latine” do të meritonin: Francia dhe Rosas në realitet qenë armiq midis tyre; liberalët meksikanë qenë në vijën e parë të luftës kundër ndërhyrjes së huaj; së fundmi, pse në rivlerësimin e kaudilosve të Tetëqindës të demonizuar nga Neruda Galleano harron ekuadorianin García Moreno? Vetëm pse ishte një ultraklerikal absolutisht i parikuperueshëm ndaj çdo imagjinate të majtë?

Por ky është një debat i mëtejshëm. Duke u kthyer tek Galeano: realiteti është se Neruda ishte një togliatian rilindas, ai ishte ekuivalenti i një neoburboni. Një që sikur të kishte folur për historinë italiane do të përfundonte duke i quajtur të 1000-ët e Garibaldit si agjentë të imperializmit dhe do ta quante hero antiimperialist Françeskun e II e Dy Siçilive.

(Maurizio Stefanini për Limes)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Kënaqësia e treshes

“Nuk kemi qëllim t’i ndalojmë gjërat treshe”. Kështu në dhjetorin e 2020 ministrja e atëhershme …

Leave a Reply