Komando ushtarake serbe vrasin policin në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit të Kosovës sot. Aktualisht në Manastirin e Banjskës ndodhen sipas autoriteteve kosovare rreth 30 persona të armatosur, që i bëjnë rezistencë policisë së Kosovës, duke hapur zjarr ndaj tyre.

Madje, ata duket se janë të mirëpërgatitur, pasi janë të armatosur deri në ‘dhëmbë’, madje kanë dhe antitank.

Sipas Kurtit, këta nuk duket se janë persona të zakonshëm, por duken si policë apo dhe ushtarakë.
Në fotografi shihen madhe dhe kamionë e makina pa targa.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply