SPAK zbarkon në ministrinë e Ballukut

Hetuesit e Byrosë Kombëtare te Hetimit kanë zbarkuar këtë të enjte në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kanë sekuestruar celularët e dy punonjësve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, gazetarja, Klodiana Lala shkruan se, “Erëra të forta po fryjnë” duke paralajmëruar kështu arrestime të bujshme.

“Hetuesit e BKH zbarkuan dy ditë më parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe sekuestruan celularët e dy punonjësve. Të tërë në Ministri janë të frikësuar se çdo dalë nga komunikimet. Erëra të forta po fryjnë”, shkruan Lala.

Ndërkohë kujtojmë se për zëvendëskryeministren Belinda Balluku që është edhe ministre e e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pasur denoncime të shumta muajt e fundit për abuzime dhe favore ndaj oligarkëve. Por nuk përjashtohet që hetimet të jenë për ndonjë zyrtar tjetër të lartë të kësaj ministrie.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply