Berisha-Manjës: Shko zgjidh qelinë, nuk do amnistohesh kurrë për krimet e tua elektorale

Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj ministrit Ulsi Manja, i cili e përdori parlamentin për të bërë fushatë për zgjedhjet lokale në Kukës. Edhe pse jashtë rendit të ditës, ai u tolerua nga drejtuesja e seancës. Berisha i tha Manjës të shkojë të zgjedhë vetë qelinë sepse nuk do të ketë kurrë amnisti.

“Edhe njëherë dua t’i them kriminelit elektoral Manja që sot është në krye të burgjeve: shko dhe zgjidh qelinë.

Të garantoj se nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua të shëmtuara elektorale.

Prandaj shko më mirë tani, zgjidhe vetë.

Drejtësia vonon, po nuk harron dhe ti do të shkosh aty ku e meriton. Kaq kam, përgjigja ime kjo është!

Tani bëji një shkresë SPAK-ut që të arrestojnë Sali Berishën. Mos harro!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply