Portieri i Lazios shënon golin e barazimit në minutën e 5 shtesë ndaj Atleticos

Provedel ishte protagonisti kryesor i Lazios në barazimin kundër Atleticos. Gardiani i bardhekaltërve arriti të shënonte në frymën e fundit të takimit, (90+5’) duke i dhënë një pikë tepër të vlefshme skuadrës së Sarrit.

“Është një natë që do e mbaj mend gjatë gjithë jetës time. Jam i lumtur mbi të gjitha sepse ne arritëm të barazonim një ndeshje që nuk e meritonim ta humbnim. Më pas u kujtova që shënova në Ligën e Kampionëve. Pika ishte e merituar, por tani duhet të vazhdojmë përpara. Futbolli ndonjëherë ka të bëjë me momentet dhe jo me performancën.

Më vjen keq që duhet të barazonim në sekondën e fundit. Shpresoj që kjo pikë të na japë motivim dhe entuziazëm. Kam shënuar dhe më parë në Serinë B një gol të tillë. Kërceva dhe shënova”, u shpreh Provedel.

 

 

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply