“RD”
Të drejtosh Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara natyrisht është një privilegj i madh politik, por kur shikon se kujt i jepet kjo e drejtë atëhere e kupton se kjo do të jetë një njollë historike për vetë OKB-në.
Kryeminisri i votave të vjedhura të Shqipërisë dhe simboli i shtetit-mafie, është sot njeriu që sipas Departametit amerikan të Shtetit drejton një vend me demokraci hibride dhe ku të gjithë degët e qeverisë janë të korruptuara. Pra, e thënë ndryshe Kryeministri më i korruptuar sot në Europë do të drejtojë mbledhjen e Këshilit të Sigurimit.
Si mundet sot në vitin 2023 të promovohen në nivele të tilla të politikës globale liderë autoritarë që kanë zhdukur të gjitha të drejat demokratike për popujt e tyre duke nisur nga vota e lirë?
Ky është modeli më i gabuar, por nuk është as i pari dhe as i fundit në OKB.
Deklarata e Ramës
“Si pjesë e programit të punës të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, nën kryesimin e Shqipërisë, Këshilli do të mblidhet nesër për atë që, me gjasë, është takimi më i rëndësishëm për Ukrainën, qysh prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia.
Do të kem nderin të kryesoj këtë takim.