Berisha: Rruga e Kombit e ka nxjerrë 4 herë veten deri tani, por ju paguani taksën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë takimit me bizsnemenët në Kukës se, ne jemi për taksat e ulëta! Berisha tha se, Rruga e Kombit e ka nxjerrë nja 4 herë veten deri tani, por ju paguani taksën.
“Së fundmi ne jemi, ju e dini, parti e taksave të ulëta. Në parimin tonë, taksa e lartë është e dëmshme. Sepse paratë në llogarinë bankare të biznesit, janë më të dobishme për shoqërinë se në llogarinë bankare të shtetit. Kurse këta e kanë mendjen te taksat e larta dhe vjedhjet stratosferike.
Po ju jap një shembull. Duke ardhur Rrugës së Kombit, m’u kujtua.
Rruga e Kombit ka marrë përafërsisht dy vite, dy vite e pak. Mos harroni kur dëgjoni lajmet për Unazën e Tiranës. Ajo është gjithsej 25 km, një projekt i trashëguar nga qeveria komuniste e Adil Çarçanit. Gjurma e saj është e miratuar nga ajo qeveri.
Unaza e Madhe në vitin 2012-2013 e ndërtuam 7.5 kilometra. Mbetën edhe 17.5 kilometra. Edhe sot, pas 10 vitesh, ajo nuk ka përfunduar.
Sot, pas 10 vitesh, nëse 7.5 kilometrat e para me gjithë veprat shkuan në 3 milionë euro kilometri, sot ndërtojnë me 24 mln euro kilometri. Dhe e copëtojnë në lote që të vjedhin në çdo lot sa më shumë. Sot, 2.2 miliardë euro të shpenzuara në rrugë u janë dhënë 5 kompanive. Të gjitha klientelë e Edi Ramës, me të cilin ndan paratë.
Kjo situatë merr fund. Ne rikthehemi në standardet më të mira të prokurimeve, rikthehemi te një luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rikthehemi gjithashtu, e them këtu, te një shpërndarje shumë më e drejtë e të ardhurave në Shqipëri.
Nuk mundet që kaskada të jetë kontributori më kryesor në prodhimin e brendshëm dhe buxhetin e shtetit dhe banorët e saj të mos përfitojnë një qindarkë. Kur ua thashë njëherë në parlament, u ngrit ajo Ballukja e tha se aty kanë investuar të gjithë. Kanë investuar të gjithë, por pasuria ka qenë e tyre.
Edhe ata që kanë investuar, e kanë marrë nja 30 herë atë investim. Edhe Rruga e Kombit e ka nxjerrë nja 4 herë veten deri tani, por ju paguani taksën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply