AMT: Veliaj të na verë në dispozicion projektin teknik të Teatrit Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kërkoi sot kryebashkiakut Erion Veliaj t’i vërë në dispozicion projektin teknik të Teatrit të Ri.

Në një prononcim për mediat nga Bashkia e Tiranë, avokatja Adriana Kalaja akuzoi Veliajn se nuk po bën transparencë lidhur me projektin dhe po ju mohon artistëve dhe qytetarëve të drejtën e informacionit. Ajo paralajmëroi tjetër kallëzim në SPAK ndaj kreut të Bashkisë për shpërdorim detyre.

Në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ishin edhe këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak, të cilët kërkuan transparencë, ndërsa theksuan se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar do të jetë në fokus të debateve në Këshillin Bashkiak.

Për artistët, pjesë të AMT, vendimmarrja dhe të gjithë procedurat e ndjekura nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar është në paligjshmëri të plotë, ndërsa i bënë thirrje qytetarëve të ngrihen ndaj çdo padrejtësie.

Sipas tyre, misioni i AMT për ndërtimin e godinës historike të Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe aty siç ishte do të shkojë deri në fund.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply