Çfarë është “stadi fallik” i Elisës sipas Frojdit

Meqënëse Frojdi mësoi nga pacientën e tij që problemet e tyre buronin nga fëmijëria,ai zhvilloi një teori rreth formimit të personalitetit të të rriturit me anë të përvojës së hershme jetësore.Frojdi argumentoi se në ccdo shkallë të jetës së fëmijës shtytja për kënaqësi qendërzohet rrotull një zone të veccantë të trupit;së pari goja,pastaj anusi dhe së fundi organet gjenitale.të gjitha nxitjet e idit ai i etiketon lirshëm”seksuale” për të theksuar që përpjekjet e hershme për kënaqësi seksuale vijnë nga i njëjti rezervuar i energjisë psikike,sic vijnë edhe përpjekjet për seks gjenital.frojdi përcaktonte 5 stade të zhvillimit psikoseksual të njeriut.Ai besonte se personaliteti i të rriturit formohet nga mënyra sesi zgjidhen konfliktet midis nxitjeve të hershme seksuale dhe kërkesave të imponuara nga shoqëria.është zgjidhja e këtyre konflikteve që me sa duket i jep formë personalitetit.Sipas tij një person që dështon për të zgjidhur ndonjë nga konflikte,mund të fiksohet ose të mbyllet në një betejë psikologjike,që shprehet simbolikisht gjatë jetës.Tipare të veccanta të personalitetit varen nga shkalla e fiksimit në zgjidhjen e konflikteve.

Stadi oral.Gjatë viteve të para të jetës,kënaqësia seksuale e fëmijës fokusohet te goja.Meqënëse thithja është e vetmja mënyrë për një foshnje që të marri ushqim,nuk është surprizë që ky aktivitet të jetë një aspekt i rëndësishëm i jetës së fëmijës.Por Frojdi argumentoi që,për një fëmijë kuptimi i të thiturit shkon përtej plotësimit bazë të urisë.thithja është burim i një kënaqësie intensive,kënaqësi e përputhshme me ato që kanë organet gjenitale seksuale për të rriturit.sipas frojdit kjo është arsyeja që ata thithin,kafshojnë dhe përtypin pothuajse ccdo gjë që mund të futet në gojë.fiksimi në stadin gojor mund të ndodhë për shumë arsye p.sh :kur një foshnje vazhdimisht provon ankthe mbi atë që ushqimi do të jepet ose do ti hiqet,ai mund të mësojë se është totalisht i varur nga të tjerët.Ky mësim e ccon në një arësi pasive dhe mungesë pavarësie.

Stadi anal.Ndodh gjatë vitit të dytë të jetës,kur fëmija fillon të zhvillojë kontrollin e vullnetshëm ndaj jashtëqitjes.Si rezultat ata ndjejnë kënaqësi seksuale kur i mbajnë brënda dhe i nxjerrin jashtëqitjet.Pastaj lind kërkesa për pastrim.Stërvitja për të bërë pastrimin në banjë sipas Frojdit është kyce sepse ajo është konflikti i parë në shkallë të gjërë midis impulseve të fëmijës dhe rregullave të shoqërisë.Në qoftë se ky konflikt nuk zgjidhet pëlqyeshëm,fiksacionet përsëri mund të ndodhin.fëmijët që u nënshtrohen rregullave strikte dhe dënimeve mësojnë të shtypin komplet nxitjet për të defekalizuar në një mënyrë të lirë dhe të pëlqyeshme.Represioni i përsëritur i kësaj nxitje mund të rezultojë në formimin e tipareve të personalitetit që janë shumë të kundërta me ato të rastit sicc është mosndalimi i nxjerrjes së fekaleve.Tipare,si të qënit i ccregullt,ashpërsia,mund te formohen si shprehje e zemërimit në përgjigje të taktikave ndëshkuese,që përdoren për të mësuar fëmijën të vishet e të zhvishet vetë gjatë këtij stadi.

Stadi fallik .Ky stad fillon në moshën tre vjeccare.Kënaqësia erotike e fëmjës fokusohet në masturbimin pra në vetëmanipulimin e organeve gjenitale.Thuhet se ky stad veccanërisht ka rëndësi në zhvillimin psikologjik sepse është periudha kur konflikti i Edipit supozohet që ndodh. Në formulimin e kompleksit të famshëm të Edipit, Frojdi tha se një djalë tërhiqet në mënyrë të paevitueshme, seksualisht, nga nëna. Në të njëjtën kohë, ky djalë, ka edhe ankthin e kastraksionit (tredhjes), ose një frikë inkonshiente, sepse babai do ta ndëshkojë duke i hequr penisin.Frojdi besonte, gjithashtu, se vajzat vuajnë prej zilisë për penisin, që e kanë djemtë e ato nuk e kanë. Kompleksi i Elektrës, sipas Frojdit, është dëshira e vajzës për ta zotëruar seksualisht të atin dhe në këtë marrëdhënie të zëvendësojë nënën e saj. Kjo dëshirë e vajzës, sipas Frojdit, lind prej pakënaqësisë që ndjen vajza për trupin e saj jo të plotë (pa penis). Dhe fajin për trupin e saj deficitar e ka nëna.Frojdi e trajton klitorin si një lloj penisi inferior, të cilin vajzat, natyrisht, duhet ta zbulojnë dhe ta manipulojnë gjatë masturbacionit. Kur vajza rritet, thoshte Frojdi, ajo duhet të abandonojë interesin e saj fëminor për klitorin dhe të përqendrohet tek vagina, që është organi receptiv për penisin.

Stadi latent Nga mosha gjashtë vjeç, ka një periudhë “latente”, seksualisht të qetë, në të cilën kurioziteti i mëparshëm fëminor për çështjet e seksit, zëvendësohet nga kurioziteti për të gjithë ambientin e tij rrethues. Ai ndjek shkollën dhe shumë nga energjitë e tij shkojnë për të mësuar. Afërsisht, në moshën dymbëdhjetë vjeç, me hyrjen në pubertet, fillon një ringjallje e interesave të tij seksuale. Në këtë kohë është duke u pjekur sistemi i tij i riprodhimit. Në këtë periudhë të stuhishme, faktori qendror psikologjik i fëmijës është pasiguria. Shkaku i kësaj pasigurie është fakti që një trup plotësisht i pjekur fizikisht, duhet të udhëhiqet nga një mendje pa eksperiencë.Fëmija ndjen nevojën të testojë dhe të provojë veten. Fillon një garë e madhe, si pasojë e mëdyshjeve të fshehura, që fëmija i ndjen në këtë kohë. Gjatë këtyre viteve, ringjallet edhe kompleksi i Edipit.

Stadi gjenital. Pjekja (maturimi), ose e ashtuquajtura “faza gjenitale”, karakterizohet kryesisht nga njohja e vetes, siguria dhe kapaciteti për dashuri prej të pjekuri. Kjo mënyrë sjelljeje bëhet e mundur ngaqë ai, në këtë moment, ka larguar atë që deri tani ishte kryesore, shqetësimin për veten. Të gjitha fazat e kënaqësisë seksuale pregjenitale, përqendrohen kryesisht tek vetja, janë ego- centriste.Ato janë narcistike, sepse i riu në këtë moshë është i shqetësuar për rritjen e tij, për ambientin e tij fizik dhe mendor. Vetëm kur ka arritur rritjen dhe është bërë i aftë për veten e tij, ai bëhet i zoti ta kthejë dashurinë nga vetja tek një tjetër.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply