Berisha: Rezolutë ku të dënohen qëndrimet e dyshimta e forta të Ramës për lidhje familjare me Rusinë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, duhet rezolutë ku të dënohen qëndrimet e dyshimta të Ramës, që duket se shkon në lidhje të forta familjare më Rusinë.
“Të diskutosh këtu një çështje kaq të rëndësishme, pa praninë e njeriut që qëndroi, ndonëse Shqipëria vend anëtar i NATO-s, qëndroi ambig në qëndrimet e tij, është e pandershme dhe e padrejtë.
Për çdo shqiptar është e qartë se Edi Rama, fillimisht nuk guxoi të vendosë bllokimin e turistëve rusë në Shqipëri dhe këtu erdhën me qindra e mijëra vrasës të fëmijëve, grave, burrave ukrainas për të pushuar në plazhet tona dhe për t’u kthyer si kasapë në fushëbetejat e vendit që po luftonte për liri.
Edi Rama ndoqi projektet e serbomadhisë dhe rusomadhisë pasi është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që mbrojti mosrespektimin e sanksioneve nga Beogradi, qëndrimin e Serbisë si një prapavijë direkte te Serbisë, ç’ka përbënte një rrezik të madh.
Edi Rama promovoi me të gjithë verbërinë e tij politike, projektin e serbomadhisë të Ballkanit të Hapur.
Në këtë kontekst, duhet një rezolutë që krahas përcaktimit të qëndrimeve të qarta të Shqipërisë ndaj agresionit barbar rus ndaj një vendi të lirë, duhet një rezolutë ku të dënohen të gjitha qëndrimet tepër të dyshimta të Edi Ramës, që duket se shkon në lidhje të forta familjare më Rusinë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply