Rakip Suli kallëzohet në SPAK për korrupsion dhe disa shkelje të rënda

Këshilltarët e opozitës në Bashkinë e Kamzës kanë kallëzuar sot në SPAK kryebashkiakun Rakip Suli. Ata akuzojnë Sulin për disa shkelje dhe për korrupsion.

Në emër të këshilltarëve të opozitës, avokatja Adriana Kalaja tregoi detaje nga kallëzimi si dhe shkeljet që ata pretendojnë se ka bërë Suli.

Kalaja tha se, në SPAK është paraqitur raporti i auditimit të KLSH për Kamzën. “Këshilltarët e opoizitës i kanë kërkuar këshillit një rregullore për të mësuar se si vepron ky institucion, por nuk ka pasur asnjë reagim. KLSH ka vërejtur disa vepra penale dhe raste korrupsioni nga Këshilli bashkiak i kaluar. Nuk bëhet i ditur se si funksionin Këshilli Bashkiak”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply