“Nesër nuk ka Kuvend të PD”, Bardhi kundër përjashtimeve nga grupi parlamentar

Gazment Bardhi ka deklaruar se nesër nuk ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe se ai është kundër përjashtimeve nga grupi parlamentar i PD.

Sipas Bardhit Partia Demokratike momentalisht është pa kryetar dhe se ky problem është një çështje e brendshme dhe se duhet të zgjidhet. Më tej ai bëri thirrje që deputetët e opozitës të gjejnë një zgjidhje dhe se luftën kryesore ata e kanë më Edi Ramën.

“Nuk kam dijeni se çfarë bën zoti Basha, ajo që di unë me siguri është që nesër nuk ka Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike. Secili deputet është i lirë të mendojë çfarë të dojë brenda kampit opozitar.

Kjo duhet të jetë një çështje e brendshme e Partisë Demokratike. Unë nuk jam personi kompetent për të pranuar dhe për të përjashtuar nga Grupet Parlamentare deputetë. Për momentin nuk ka kryetar të Partisë Demokratike. Që konflikti të zgjidhet duhet që secili prej nesh të heq dorë nga interesat personale. Përballë nuk kemi një kundërshtar jo të lehtë, por një kundërshtar që sillet si mafje. Nëse ne jemi të pa aftë për të zgjidhur hallet brenda vetes imagjino çfarë mesazhi mund të dërgojmë”- shpreh Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply