SPAK ka konfirmuar sot shtimin e masave të sigurisë ndaj kreut të SPAK ndërsa dyshimet lindin për kërcënime ndaj Dumanit. Shteti i njehsuar me mafian është sot një kërcënim për çdo qytetar.
Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas lajmit për masat e reja të sigurisë të vendosura për kreun e SPAK Altin Dumani.
SPAK nuk e mohon lajmin se Dumani lëviz me makinë të blinduar dhe pranë banesës së tij është shtuar një grup policor, por thekson se mbrojtja është konform procedurave standarde të miratuara.
“Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”, deklaron SPAK.