Berisha: Qytetarët do ua nxjerrin për hunde Ramës dhe Beqajt paratë e vjedhura!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, SPAK duhej të urdhëronte Ramën dhe Beqajn të kthenin paratë e vjedhura! Berisha tha se, qytetarët do ua nxjerrin për hunde.
“Neni 118 i Kodit të Procedurave Administrative parashikon se të gjitha pagesat, kontributet që janë tashmë paguar nga pala ose organi publik, duhet të kthehen.
Masat e kthimit të pagesave dhe kontributeve, përcaktohet në aktin e anulimit.
Pra, duhej të ishte SKAP-i i partisë që të urdhëronte Edi Ramën dhe Ilir Beqajn, muratorin e tyre, të rikthenin paratë e vjedhura taksapaguesve shqiptarë.
Por natyrisht Edi Rama dhe Ilir Beqaj nuk mund të kthejnë kurrë qoftë dhe një qindarkë.
Ata po bëjnë gjithçka që të vazhdojnë vjedhjen e tyre.
Janë qytetarët dhe vetëm qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë, ata që do u nxjerrin për hunde, paratë e vjedhura Edi Ramës dhe Beqës së tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply