Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në një front të fuqishëm për të ndërprerë këtë rreth vicioz fatal ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim Shoqëria shqiptare është në prag suicidi, nëse nuk ngrihet fuqishëm. Ai tha se, Bota e krimit do e gërryejë në çdo qelizë të saj.
“McGonigal, Agron Neza, Dorian Duçka, kapnin biznesmenë në hotele, i gjobisnin dhe prokurori i shtetit mafioz thotë se është punë e shkuar.
Pra, Xhevahirët janë në të gjitha këto institucione. Këta janë shndërruar në avoketër të tmerrshëm të krimit.
Shesin dosje, shesin informacione.
Bota e krimit ka shtrirë kthetrat në çdo gjë. Një javë më parë, nxorrën të gjithë të dhënat e TIMS.
I dërguari direkt i Edi Ramës, Ervin Muça, një kriminel që urdhëroi punonjësit e policisë të hedhin të dhënat në USB. Disa refuzuan, por ai mori punonjës privat dhe të dhënat i mori.
Ku është sot? Aty ku është në detyrë sepse Taulant Balla shkoi pikërisht për këtë mision.
Në krye të shërbimit informativ është një njeri i shkarkuar nga qeveria e Kosovës se ka vjedhur dhe plaçkitur të dhënat. Pasi shkarkohet për këtë akt, ajo tani emërohet në krye të SHISH. Çfarë kredencialesh ka kjo? Kredenciale krimi.
Nëse ka prekur të dhënat, dhe unë besoj plotësisht te zonja Osmani, ajo ka kryer një krim, për të cilin duhet të dënohet në Kosovë. Por këtu, kreu i Meduzës së krimit në rajon, e emëron në krye të SHISH.
Çfarë mbetet atëherë? Mbetet qëndrimi i qytetarëve. Mbetet guximi i qytetarëve. Mbetet qëndrimi i opozitës, mbetet guximi i opozitës.
Përndryshe unë e mbyll fjalën time duke u bërë thirrje që të qëndrojmë në front të fuqishëm, për të ndërprerë këtë rreth vicioz fatal ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim”, u shpreh Berisha.
