Zbulohen email-et/ Ja si Baeqaj shpalli fitues firmën e mikut të tij për koncesionin e sterilizimit

Ilir Beqaj në kohën që ishtë ministër i Shëndetësisë ka shkëmbyer një serë email-esh me ish-zv/ministrit Klodjan Rjepaj dhe emigrantit Ilir Rrapaj. Email-et janë zbërthyer nga SPAK, duke krijuar besimin in në çmontimin e skemës korruptive të koncesionit të sterilizimit.

E-mailet tregojnë se ministri i kohës, Ilir Beqaj, dyshohet të jetë përfshirë personalisht në këtë aferë. Ndërsa i gjithë biznesi i pisët është paracaktuar 4 muaj para se ministri Beqja të hapte zyrtarisht garën në 13 shkurt 2015 dhe ftonte kompanitë.

Plot 52 ditë para se Ilir Beqja dhe administratori i kompanisë koncesionare “Sani Service” Admir Daca, të firmosnin kontratën koncesionare, Beqja u ka dërguar një e-mail Klodjan Rjepajt dhe Milva Ekonomit.

E-maili i siguruar nga “Ora News” mban datën 11 tetor 2015, vetëm një muaj pasi Beqaj kishte shpallur fitues firmën e mikut të tij, Ilir Rrapaj.

“…ju lutem ndiqni me përparësi përgatitjen e kontratave për PPP respektive…”– u shkruan Beqaj dy zv/ministrave.

Një e-mail tjetër që implikon Beqajn në paracaktimin e këtij koncesioni është në datën 26 tetor 2015, kur ende nuk ishte lidhur kontrata, pasi italiani Umbro Staccini në cilësinë e administratorit të kompanisë “Tecnosanimed” dhe “U.Jet,srl” i shkruan zv/ministrit Klodian Rrjepaj.

Ky i fundit më tej këtë e-mail ia përcjell dhe e vë në dijeni ministrin Beqaj. Por ky i fundit sërish përmes e-mailit ia përcjell përgjigjen Rjepajt duke i pohuar se: “…pa ardhë përfshirja e Avokatit të Shtetit, është shpejt për t’u ulur për kontratë me italianët…”.

Në fakt edhe pse i ka marë mendim Avokaturës së Shtetit, kjo e fundit ka kthyer një përgjigje në ministri duke sqaruar se: “…në kushtet e mësipërme dispozitat e kontratës së dhënë nga koncesionari nëpërmes shkresës më datë 13 janar 2016, nuk gjejnë zbatim në marrëveshjen e nënshkruar dhe rënë dakord midis palëve”.

Në dosjen e SPAK thuhet se përmes këtyre komunikimeve, Rjepaj dhe Beqja, del qartë se ishin në dijeni të fituesit të koncesionit, pikërisht të njerëzve që ata kishin takuar në Itali dhe më të cilin kishin pasur komunikime të vazhdueshme, duke dalë së bashku jashtë shtetit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply