Të shtëna nga një makinë në Sarandë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri nga një një automjet tip BMW në lagjen nr.1 në qytetin e Sarandës. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se një person ka mbetur i plagosur, por ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Prindërit e personit që dyshohet se është qëllluar me armë janë paraqitur në spitalin e Sarandës dhe kërkojnë informacione lidhur me djalin e tyre. Por aktualisht sipas burimeve nga spitali raportohet se nuk është paraqitur asnjë i plagosur.

Dyshohet se i plagosur ka mbetur Klaudio Qendro, 23 vjeç, banues në Delvinë, i arrestuar në nëntor të vitit 2021 për “vjedhje me dhunë” të një dyqani. Ai nuk është paraqitur në spital, pasi dyshohet të jetë fshehur.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply