“Ku është Klodian Zoto, çfarë bën? Zoto rrezatohet, bronzohet mirë e bukur në Vlorë. Dhe në dispozicion të Klodian Zotos, ua them me përgjegjësi të plotë, nga persona që nuk u shpëton gjë, kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto dhe e kujt është thoni ju, është e ‘Integrate Energy’ që tani e ka agjencia shtetërore e mbikëqyrjes së djegësit të Tiranës”. Kjo ishte deklarata e Kryetarit të PD, Berisha bërë sot në konferencën e shtypit, një denoncim publik i faktuar dhe shoqëruar edhe me makinën shtetërore me të cilën Zoto lëviz i qetë.
Pyetja që shtrohet është se përse policia e Ballës nuk e arreston Zoton në një kohë që është shpallur në kërkim prej të paktën një viti?
Nëse deklarata e Berishës nuk do të ishte e vërtetë atëhere institucionet dhe kryesisht policia e shtetit do të reagonte duke e mohuar atë deklarata, por kjo nuk ndodhi. Heshtja e policisë konfirmon deklaratën e Berishës që Zoto është në Vlorë dhe lëviz me makinën që sot mbikqyr inceneratorët.
Po astu policia na konfirmon se Zoto është i paprekshëm dhe nuk mund të arrestohet sepse ka mbrojtje direkte të Ramës.