Vëllai i shoferit të Lindita Nikollës kërcënon sërish familjen Kaçi

Familja Kaçi, e cila pak ditë më parë u dhunua nga familja Nikolli, ka marrë sërish kërcënime. Lajmi është konfirmuar nga gazetari Igli Çelmeta i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, në Hamallaj. ‘Mollë sherri’ mes dy familjeve është bërë një rrugë që kalon në oborrin e banesës së familjes Kaçi, e cila ka marrë dhe mbrojtje nga policia.

Në ngjarjen në fjalë u përfshi ish-gardisti dhe shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, i cili dhunoi dhe qëlloi në ajër me armë zjarri ndaj familjes Kaçi, ndërsa ai ndodhet në burg bashkë me të vëllain.

“Dje më erdhi vëllai i tyre dhe më kërcënoi. Dhe pretendojnë se ne i kemi ngacmuar fëmijët, ndërkohë që ata janë 3-4 vjeç. Ne kërkojmë që policia të vijë të ndërhyjë. Ata kanë rrugën e tyre që të kalojnë dy trajlera. Duhet ta zgjidhë prokuroria dhe policia, mos të na lënë që të veprojmë ne”, tha Kastriot Kaçi.

About Redaksia

Check Also

Pas denoncimit në SPAK, kryebashkiakut Rexhë Byberi i shembet gurorja 

Pas publikimit të rastit të gurores në Tropojë, IKMT ka zbarkuar në kampin brenda impiantit …

Leave a Reply