Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, duhet të bëjmë gjithçka për hapjen e partisë, asnjë forcë tjetër politike nuk i përgjigjet kësaj përgjegjësie. Berisha tha se, n Nëse PD nuk i përgjigjet kësaj përgjegjësie, ajo të ardhme nuk meriton.
“Ju ftoj që në çdo analizë të shqyrtojmë çdo dobësi dhe të metë të punës sonë organizative dhe problematikat e partisë, në mënyrë që ato t’i përsosim dhe t’i korrigjojmë.
Ju ftojmë të bëjmë gjithçka për një hapje sa më të plotë dhe cilësore të partisë.
Të tërheqim, të afrojmë në anët tona, të zgjerojmë radhët tona me individët, me vajzat, djemtë, burrat dhe gratë, të cilët janë të shumtë, të cilët edhe në këto kushte, u faktuan mbi gjysmë milionë.
Nuk ka forcë tjetër politike që nuk mund t’i përgjigjet kësaj përgjegjësie.
Nëse PD nuk i përgjigjet kësaj përgjegjësie, ajo të ardhme nuk meriton.
Sepse të gjithë këto zhvillime nuk erdhën për një ditë, as edhe për një vit, këto kanë ardhur nga zgjedhjet në zgjedhje, gjithnjë në përkeqësim.
Por PD ka ulur kokën, për fatin më të keq. Nuk i fitoi Rama zgjedhjet e vitit 2021. Nuk i fitoi se ndau në mes të fushatës 130 milionë euro në Durrës, Tiranë, Krujë, Lezhë, Kavajë.
Por duhet bërë një punë shumë, shumë e madhe. Ideja se ky i vjedh, po ne ç’bëjmë, ne nuk i mbrojmë me armë, se ajo çon në luftë civile. Nuk jemi ne për luftë civile. Ne u dalim zot.
Mbrojtja e votës është një proces dhe ky është një proces, të cilit ne duhet t’i dalim në krye”, tha Berisha.
