Nga Alba KEPI
Mafia ky shtet paralel me këtë që shohim në emisione informative, vepron mbi ligjin e heshtjes e frikës, me gjykatën e tij, drejtësinë e tij, ekonominë e tij, rregullat e tij, sistemin infromativ e mediatik të tij.
Mafia nuk ëshë vetëm një organizim i struktuar kriminal që përdor armê e vrasje.
Këta që i pêrdorin janë vec ushtarë kokënxehtë.
Mafia e vërtetë sot vesh këmishë e kravatë.
Mafia dekonspiron operacione e hetime drejtësie, korrupton institucione, shantazhon me votë, ekzekuton aksione ndëshkuese për bashkëpunëtorë e grupe drejtuese që o nuk i duhen më o i sakrifikon për aleanca të reja.
Mafia ky shtet parallel emëron poste e kolltuqe sipas strategjisë së re ndëshkuese o vlerësuese.
Hap kufij o mbyll dosje me të njëjta forma e akte që përdorin ushtarët kokënxehtë.
Mafia kryen ekzekutim moral, politik, ekonomik, strategjik, paguan vrasës pa armë, por me instrumente të mjaftueshme për të eleminuar “problemin”, promovon lajme e individë në shërbim të platformês së saj komunikuese.
Mafia ky aksion i komanduar që po vë në rrezik ekzistencial Shqipërinë që pêrdoret për lojë pushteti e interesi ekonomik.