Ahmetaj në arrati, Policia nis kërkimet në banesat e tij për ta arrestuar(?!)

Policia e Shtetit ka nisur kërkimet për ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj. Drejtoria kundër krimit ekonomik ka nisur kontrollet në disa banesa të Ahmetajt për ta gjetur atë fizikisht. Kërkime janë bërë edhe në banesat e familjarëve të Ahmetajt.

Edhe pse avokatët e Ahmetajt kanë pretenduar se ky i fundit ndodhet në Britaninë e Madhe, strukturat e policisë mësohet se po kërkojnë brenda vendit për ekzekutimin e masës së vendosur në mungesë nga gjykata.

Ndërkohë SPAK mësohet se i kishte kërkuar policisë paraprakisht informacion për vendndodhjen e Arben Ahmetajt, gjë e cila është vënë në dispozicion nga ana e policisë së shtetit.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply