Zbardhet emrat e 5 shqiptarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi

Janë zbardhur emrat e viktimave të aksidentit të djeshëm në Greqi ku humbën jetën pesë persona me origjinë shqiptare.

Sipas mediave bëhet fjalë për shoferin Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daci 50 vjeç, Ergin Peposhi, 19 vjeç, Ardit Peposhi, 16 vjeç dhe Gazmend Brahaj, 47 vjeç.

Targa e autoveturës është AA989MU.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.

Raportohet se shqiptarët ishin punëtorë sezonalë në Greqi dhe po udhëtonin në drejtim të qytetit Skydra.

Përplasja ishte aq e fortë saqë e vetmja pjesë e pashkatërruar e makinës së shqiptarëve ka mbetur bagazhi.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply