Dhuna makabre e Rrajave/ Gazetari: Ja si vetëposhtërohet policia

Dhuna barbare e fisit të deputetit socialist, Rrahman Rraja mbi dy persona të pambrojtur në një lokal ka tronditur opinionin publik.

Por akoma më i rëndë ishte reagimi i Policisë së Shtetit ndaj kësaj ngjarje shokuese. Gazetari Lutfi Dervishi bëri një postim, duke treguar se si vetëposhtërohet policia në këtë rast.

Postimi

Si vetëposhtërohet policia?

Dramë me katër akte

Akti I

Barbarët rrahin dy njerëz dhe i bëjnë për spital. Arsyeja? Ishin kallëzuar në polici sepse po u shkatërrohej banesa prej aktivitetit te barbareve. Barbarët kundërpërgjigjen me hunj dhe një prej tyre  mban edhe arme në dorë.

Akti II

Policia thërret për sqarim barbarët dhe i lë të lirë pas një ore, ndonëse një prej viktimave është në gjendje kritike për jetën në spital.

Akti III

Barbarët postojnë vetë dhunën që kanë ushtruar për të treguar se kush është “shteti”.

Akti IV

Policia, e cila 24 orë më parë i shoqëroi barbarët, sot i shpall në kërkim…

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply