Granit Xhaka zyrtarizohet tek Bayer Leverkusen

Granit Xhaka është futbollisti më i ri i skuadrës së Bayer Leverkusenit. Ishte vetë klubi gjerman që njoftoi zyrtarisht për transferimin e futbollistit me prejardhje nga Kosova.

Nga kjo lëvizje, Arsenali do të përfitojë 25 milionë euro, që është shifër dukshëm më e lartë se ajo prej 15 milionë eurove që ishte përmendur në fillim të negociatave. 30-vjeçari ka nënshkruar deri në qershor 2028, një marrëveshje pesëvjeçare.

Kampioni gjerman nuk është i panjohur për Xhakës, pasi më parë u paraqit për Borussia Moenchengladbach, me të cilët kishte luajtur 108 ndeshje, ndërsa kishte realizuar gjashtë gola e tri asistime.

Largimi i Xhakës përflitej ende pa përfunduar edicioni në Premier League.

Xhaka e ka kompletuar edicionin më të mirë te Arsenali, me shtatë gola e po aq asistime në 37 paraqitje. Gjithsej në kampionatin anglez i ka luajtur 225 ndeshje, ndërsa ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 24 asistime.

Ai tek Arsenali ka luajtur prej vitit 2016, kur ishte transferuar nga Borussia Moenchengladbach.

E tash, mesfushori kosovar do të jetë pjesë e Leverkusenit, të cilët kishin përfunduar të gjashtit në Bundesliga. Xhaka si trajner tek gjermanët do ta ketë Xabi Alonson.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply