Kurti: Rrëmbimi i policëve shkelje e rëndë! Serbia të mbajë përgjegjësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia. Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se e konfirmon se tre policët e rrëmbyer janë liruar.

Ai ka thënë se edhe pse janë të gëzuar që po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet të qortohet. Kurti shton se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan Kurti.

About Redaksia

Check Also

Video e dhunës, çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës

Ka degjeneruar në dhunë seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Kosovës në kohën …

Leave a Reply