Më 23 korrik mbahen zgjedhjet në Rrogozhinë, Kukësi ende pa datë

KQZ ka propozuar që përsëritja e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës, do të mbahen më 23 korrik, ndërsa të hënën pritet që të vendoset zyrtarisht pas mbledhjes.

“Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë të përsëriten në datën 23 Korrik 2023. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, brenda tre ditëve nga shpallja e tij”, njofton KQZ.

Ndërkohë kujtojmë se ende nuk ka një datë për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit.

Më herët Kolegji Zgjedhor vendosi se në Rrogozhinë do të përsëriten zgjedhjet, duke pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë e burgut.

Kjo pasi diferenca e votave mes dy kandidatëve, ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë QV.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply