Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë jehonë sot, “Librit të punëve të mira të Partisë Demokratike”, një përmbledhje e punuar nga Departamenti Brain Gain dhe i Ekselencës në Partinë Demokratike, përcjellë në rrjetet sociale nga Andi Mustafaj.
“Ky libër synon t’i përgjigjet një nevoje thelbësore që ështe krenaria për rrugëtimin e PD-së ndër vite dhe për të luftuar propagandën e Rilindjes. Arritjet më të qenësishme të Shqipërisë moderne janë arritur nga qeverisjet e PD”, ka theksuar Mustafaj në mesazhin e tij.