U pezullua me 4 ndeshje, Mourinho jep dorëheqjen si anëtar i Bordit të Futbollit të UEFA-s

Mourinho u pezullua me katër ndeshje nga UEFA, për shkak të sjelljes jo të përshtatshme ndaj arbitrit Taylor, pas  finales së humbur të Europa League ndaj Sevillas. Ky vendim i Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka zemëruar trajnerin e Romës, i cili nëpërmjet një e-mail ka shkruar se nuk është më anëtar i Bordit të Futbollit të UEFA-s.

“I dashur Boban, duke ju falënderuar që më keni ftuar të jem anëtar i Bordit të Futbollit, më vjen keq t’ju informoj se do të heq dorë nga pjesëmarrja ime në këtë grup me efekt të menjëhershëm. Kushtet me të cilat besoja shumë kur u bashkova në këtë projekt nuk ekzistojnë më ndaj jam i detyruar ta marr këtë vendim. Ju lus që vendimin tim t’ia komunikoni edhe presidentit Ceferin” – Shkruan Mourinho, në emailin drejtuar numrit një të Bordit të Futbollit, Zvonimir Bobanit.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply