Më 14 prill 2023 Evgenij Prigožin ka botuar në kanalet e lidhura tashmë me të famshmin Grup Wagner një artikull doktrinar rreth proceseve gjeopolitike në zhvillim jo vetëm në Europën Lindore, por më në përgjithësi në planin global. Kontributi rezulton me interes të madh, pasi shkon thuajse t’i mbivendoset Konceptit të Ri të Politikës së Jashtme të Federatës Ruse të lëshuar nga Kremlini më 31 mars të po këtij viti.
Respektivisht të përpunimeve të mëparshme (19913, 2000, 2008, 2013 dhe 2016), kjo e ndjen në mënyrë vendimtare kushtin e konfrontimit me Perëndimin mbi teatrat dhe “domenet” e shumta dhe paraqitet si një “vizion sistematik të interesit kombëtar të Federatës Ruse” në cilësinë e subjektit të së drejtës ndërkombëtare trashëgimtare direkte e Bashkimit Sovjetik. Një prej pikave qendrore është ajo e lidhur me sigurinë informatike dhe informative, për t’u kuptuar në pranimin më të gjerë të “sigurisë kibernetike”. Sipas kësaj perspektive, që në njëfarë mënyre e refuzon këtë qasje armiqësore (si territor konflikti) në hapësirën kibernetike të përpunuar nga NATO në Konceptin Strategjik të fundit (2022), e gjithë “infosfera” bëhet lëndë e sigurisë kombëtare dhe instrument e mbrojtjes së sovranitetit. Faktikisht, sovraniteti dixhital duket themelor në epokën e “Revolucionit të Katërt Industrial” për një vend që po kërkon të ribëhet si shtet plotësisht sovran i detyruar (kundër dëshirës së saj) për t’u konfrontuar me entitetin tekno – merkantile passovran të Bashkimit Europian. Në virtyt të thelbit të saj pastërtisht pasmodern,kjo mbështetet mbi cedimin e sovranitetit në më shumë nivele: shtetet ia cedojnë sovranitetin Bashkimit Europian, që nga ana e tij, pavarësisht përpjekjeve për t’u imponuar si fuqi normative (që dikton dhe imponon rregullat në planin ndërkombëtar), karakterizohet prej mungesës së sovranitetit real politik, duke qenë nënrajon periferik i zonës transatlantike, e nënshtruar vullnetit ushtarak të një fuqie ekstrakontinentale.
Në këtë kontekst, artikulli i biznesmenit rus kap një pikë të rëndësishme, sidomos në dritën e marrjes së rolit të referentit direkt në konfrontimin dialektik me nivelet drejtuese politike dhe ushtarake ukrainase – që përditë kërcënojnë shkatërrimin total të kompanisë së tij private ushtarake në Bakhmut/Artemovsk – dhe më në përgjithësi në të gjithë “Perëndimin”. Ai që është përkufizuar me tone të këqija si “kuzhinieri i Putinit” (në realitet, Grupi Wagner, në bashkëpunim me GRU, ka luajtur një rol të rëndësishëm për projektimin gjeopolitik rus në kontinentin afrikan dhe për t’i dhënë frymë strategjisë së rrethimit jugor të NATO) pa shumë lojë fjalësh pojon se baza e politikës moderne amerikane është neokolonializmi financiar. Megjithatë, duke periferazuar mendimin e politologut portugezo – amerikan Nuno P. Monteiro (përkrahës i çastit polar, Shtetet e Bashkuara kanë kaluar nga një gjendje “dominimi sulmues” në një “dominim mbrojtës”, në të cilën pushteti ekonomik i rënë vazhdon megjithatë të shërbejë si kundëraltar një strukturë të sistemit global që i sheh ende në pozicion hegjemonist, sidomos edhe falë një force të paprekur teknologjiko – ushtarake. Kjo ka përcaktuar edhe kalimin e eksportimit agresiv të modelit demokratik ndaj vullnetit për ta ruajtur hegjemoninë me çdo kusht, duke e bërë rendin liberal më konservator (lidhur me këtë, nuk duhet të habisë proliferimi i tezave politike të frymëzuara nga një lloj konservatorizmi të ri të markës hebraiko – amerikane).
Në bazë të këtyre premisave, objektivi i Shteteve të Bashkuara në konfliktin ukrainas, parë pamundësinë substanciale për ta sulmuar/pushtuar territorin rus në totalitetin e tij (sipas Katerinës së II mënyra më e mirë për të mbrojtur kufijtë rusë pikërisht për t’i zgjeruar më tej), është ajo e shpërthimit të “impulseve të fuqishme centrifuge” (siç ndodhi me Bashkimin Sovjetik në vitet ‘80) që mund ta dobësojnë shtetin dhe qeverinë ruse duke shfrytëzuar “kolonën e pestë liberale” ende të pranishme brenda Federatës, megjithëse e çartikuluar (dhe në deficit konsensusi) nga politikat “putiniane” e viteve të fundit.
Për të bërë këtë, sipas Prigožin (që megjithatë është bërë protagonist në raste të ndryshme konfrontimesh të ndezura me nivelet drejtuese të Federatës dhe me kompani të tjera private që operonin në Donbas të konsideruara pak efikase), Perëndimi po synon me forcën e tij mbi luftën informatike, duke kërkuar ta tregojë me lenten e saj të zmadhimit dështimin rus në konfliktin ushtarak në zhvillim dhe paaftësinë e Moskës në arritjen e objektivave të saj. Kjo sepse, nëse Rusia demonstron se nuk është e fortë në planin ushtarak, askush nuk do t’i marrë seriozisht planet e saj të rishikimit të sistemit ndërkombëtar në optikë multipolare (pakashumë të njëjtin tip kurthi ku kërkohet të tërhiqet Kina me një përpjekje eventuale për një aneksim thuajse problematik manu militari të Taivanit). Një presupozim i tillë strategjik (e vërtetuar nga prodhimet vëllimore të “think tank” të financuara ndjeshëm nga kompleksi industrialo – ushtarak veriamerikan) e shmang me dijeni njohjen e faktit që momenti unipolar (i filluar me rënien e Bashkimit Sovjetik në 1991) ka përfunduar tashmë me kolapsin ekonomik perëndimor të 2008. Pra, realizimi progresiv i multipolaritetit është një proces tashml gjerësisht në zhvillim. Megjithatë, bëhet e nevojshme të “kuptohet se deri në çfarë pike multipolarizmi po bëhet tashmë modus vivendi i një numri pakashumë të kufizuar vendesh e rajonesh dhe kur rendi multipolar do të ndërtohet më së fundi”.
Duke u kthyer në kontekstin ukrainas, Prigožin thekson nevojën e transmetimit të idesë (si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë) senë realitet Rusia ka arritur tashmë shumë prej objektivave të paracaktuara: kontrollin total të Detit Azov; përjashtimin e NATO nga një fashë e gjerë veriore e Detit të Zi (duke penguar në fakt që ky të transformohej në një liqen të Aleancës Atlantike); vijueshmërinë territoriale midis Rusisë, Donbasit dhe Krimesë; eliminimin e aksionit (midis vdekjeve, plagosjeve dhe të ikurve) e pjesës më të madhe të popullsisë mashkullore aktive ukrainase. Natyrisht, njihen edhe efektet e padëshiruar të Operacionit Ushtarak Special. Në veçanti, proceset e transformimit të Ukrainës në një shtet ultranacionalist, të filluara pas “Euromaidanit”, kanë pësuar një përshpejtim të mëtejshëm. Dhe nëse më parë Perëndimi ishte ngurrues në dërgimin e ndihmave të tepruara, sot Kievi mund të gëzojë një fluks armësh dhe parashë të pandërprerë të nevojshëm për të ushqyer sistemin korruptiv që mban në këmbë nivele politike që mbijetojnë falë konfliktit.
Pavarësisht kësaj, nivelet e sipërpërmenduara politike, sipas Prigožin, kanë nevojë për një “fitore reale” që justifikon në njëfarë mënyre humbjet e mëdha të pësuara. Këtu roli i konfrontimit mbi infosferën kthehet predominues. Faktikisht kreu i Wagner pyet se për pfarë motivi Zelensky dhe bashkëpunëtorë vazhdojnë të “sakrifikojnë” repartet e tyre në tmerrin e Bakhmut, megjithëse po të njëtjit drejtues politike ukrainas, ashtu edhe shumë “analistë ushtarakë” perëndimorë ia kanë zhvlerësuar vlerën strategjike. Në realitet, qyteti është pjesë integruese dhe aktive e të ashtuquajturit “unazë të Donbasit”: një zonë masivisht e fortifikuar duke filluar nga 2014 që përfshin veç të tjerash Severskun, Slavyanskun e Kramatorskun. Kapja e Bakhmutit, edhe sipas Prigožin, nuk do të rezultojë vendimtare mbi fatet e konfliktit: nuk do ta hapë as rrugën drejt Dnieprit, as drejt çlirimit të plotë të Donbasit. Megjithatë, do t’u mundësonte forcave ruse të garantonin pozicione mbrojtëse vështirë të sulmueshme në një rajon të cilit natyra nuk ia ka dhuruar “lumenj” të pakalueshëm. Pra, do t’u mundësonte rusëve të mund të rezistonin me tepri, të (ri)ndërtonte rajonet e aneksuara dhe të procedonte me asimilimin e tyre.
Rrethimi i lehtë i Bakhmutit ka gjithashtu meritën e vonimit të shumë publicizuarës ofensivë ukrainase, objektivat e së cilës, pavarësisht fluksit të njerëzve, mjeteve dhe proklamimeve triumfuese të fitores, vazhdojnë të ridimensionohen me kalimin e kohës: nga ripushtimi i Krimesë për të çuar të njëjtën gjuajtje të artilerisë së Kievit. Veç kësaj, në ditët e sotme, pavarësisht përpjekjeve të NATO, rezulton tejet e vështirë për të vlerësuar kapacitete reale sulmuese të ushtrisë ukrainase. Kjo faktikisht paraqitet si një masë tejet heterogjene të reparteve ekstreme dhe jashtëzakonisht të përgatitur të alternuar me të tjerë stërvitja e të cilave rezulton në përmirësimin e rasteve difektoz. I njëjti fluks i konsiderueshëm i armatimeve ka vënë në dispozicion të Kievit si mjete të mira dhe me vlerë teknologjike, ashtu edhe mbeturina luftarake të vjetra prej disa dekadash. Kësaj i shtohet fakti që ofensiva eventuale e ardhshme, e privuar nga mbështetja reale ajrore, do të mund të mbështetet vetëm mbi vëllimin e masës njerëzore dhe të mjeteve të shkarkueshëm mbi pozicionet ruse. Për ta bërë këtë, Kievi ka nevojë të ndërtojë “mite”. Pra, sot ka nevojë ta transformojë Bakhmutin në një simbol rezistence të dobishëm për ndërtimin e fesë së tij ultranacionaliste, në gjurmët e asaj që ka bërë me Azovstalin në Mariupol.
Pikërisht Azovstali përfaqëson një shembull të mirë për atë që ka të bëjë me ndërtimin e propagandës së palëve në konflikt. Faktikisht në anën ruse nuk kanë munguar përfaqësimet që i paraqisnin ushtarët e Batalionit Azov si të ndihmuar nga forca satanike. Një këngë popullore ruse bashkëkohore, jo rastësisht, thotë se “ne Azovstal kemi varrosur djajtë”. Kjo duhet t’u bënet mirë idesë së perceptimit ekzistencial/metafizik të konfliktit që zhvillohet nga ana tjetër e “Perdes së Hekurt” të re. Arësye për të cilën, sipas Prigožin, nuk mund të ketë asnjë kompromis, por vetëm, uron ai, një “konfrontim të ndershëm”. Veç kësaj, Moska nuk mund të pranojë asnjë negociatë, bile bëhet e nevojshme prova e sulmit ukrainas pasi nga rezultati i saj mund të vlerësohet nëse dëshirat për protagonizëm e Rusisë në ndërtimin e rendit të ardhshëm global do të mbesin të tilla apo nëse mund të transformohen në realitet.
(nga Geopoliticus)
Përgatiti
ARMIN TIRANA